A e keni menduar ndonjëhere etimologjinë e fjalës abazhur? Po të fjalës ndriçues? Cilën përdorni më shumë si fjalë në përditshmërinë tuaj, dhe cila është fjala më e përshtatshme për t’u përdorur? Ta fillojmë nga kreu, dhe pikërisht nga gjeneza e fjalës abazhur… Kjo fjalë gjen përdorim masiv në Shqipëri, por ku qëndron në raport me të tjera fjalë të të njëjtit kuptim? Fjalë si përshembull “ndriçues”…?!
phone cases for androidhttps://www.thcvapecartsshop.com/product/biffbar-6000-puffs-strawberry-grape-disposable/
Fjala abazhur në fakt vjen nga frengjishtja, dhe pikërisht nga fjala abat-jour. Si një fjalë e huazuar ka zënë rrënjë në gjuhën tonë të përditshme dhe jo vetëm duke u kthyer në një zhargon tejet të pëlqyer. Pse?
Sepse si fillim, kuptimi është shumë i bukur, një mjet që ta bën natën ditë, një instrument që të bën dritë si të jetë ditë. Kjo qe e para, por e dyta dhe më vendimtarja në përdorimin e kësaj fjale në zhargon është sepse, duhet të kemi parasysh që përgjatë viteve të komunizmit Shqipëria ka patur ndikim të madh frankofon, meqënëse edhe diktatori kishte studiuar në Francë, duke imponuar përdorimin e disa fjalëve franceze, si në rastin e fjalëve: abazhur, byrro, kongres, konkluzion, formidabël, ekzaktemo, madama… e shumë fjalëve të tjera të cilat kanë zënë rrënjë në përditshmërinë tonë, sa nuk kuptohet e as e merr mendja se janë fjalë të huazuara me origjinë franceze.
Por ajo që ngelet për t’u diskutuar është fakti që përse mos përdorim fjalën shqipe ndriçues?
Kjo ngelet pyetje retorike sepse askush nuk e kupton dot fuqinë e fjalës në gjuhën amë…
Çdo të thotë ndriçues?
Shumë e thjeshtë… mjet për të bërë dritë, mjet që ndriçon, por ka edhe një kuptim tjetër në varësi të vendit ku përdoret si psh. Udhërrëfyes, mjet që të ndriçon udhën por edhe njeri që të shërben si udhërrëfyes mund të quhet ndriçues.
Nëse i vëmë në të njëjtin plan dy fjalët që morrëm në konsideratë, shohim se edhe pse i referohen së njëjtës kategori produkti, kanë kuptim dhe shpjegim krejt të ndryshëm fillestar, dhe kjo është bukuria e etimologjisë.
Por nga ana tjetër mund të themi me krenari dhe siguri të plotë që Eglo gjen zbatim në secilin qëllim për të bërë dritë. Si në rastin e abazhurit dhe në rastin e ndriçuesit.
Duke uruar që t’ju ketë pëlqyer tema dhe shtjellimi i blogut të sotëm ju ftojmë të shihni gjithë familjet e ndriçuesve apo abazhurvëve nga Eglo në katalogun 2021, ku gjeni zbatim për çdo dëshirë, shije dhe nevojë tuajën.
15 Sep, 2021
15 Sep, 2021