Hidraulike

Divizioni hidraulik i Teoren filloi në vitin 1997, duke i shërbyer fillimisht klientëve fundorë dhe duke vazhduar më pas në vitin 2010 me plotësimin e nevojave të biznesit.

Ky zgjerim i ofertës së Teoren i dha kompanisë mundësinë që jo vetëm të zgjerohet në treg por edhe të sigurojë rritje të të ardhurave duke i dhënë mundësinë e investimeve të mëtejshme.

Një tjetër sukses i Teoren i cili e diferencoi pozitivisht nga konkurentët ishte dhe fillimi i aktivitetit të tij si distributor në prill të vitit 2010. Ky kanal i ri shitjeje rriti qarkullimin vjetor me mbi 50% në vetëm një vit duke e transformuar Teoren nga një biznes i mesëm (SME) në një kompani të konsoliduar lokale dhe rajonale.

Zhvillimi nuk ndaloi në vitin 2010, Teoren bëri të tijat disa nga marka më të mirënjohura ndërkombëtare të sektorit hidraulik, përfshirë:  “RBM” (2012), “Wilo” (2012), “Pimptas” (2018), “Pipetech/Rietti PPR” (tashmë mbi 11 vite në Teoren), “Mateo”, “Arco”, “Sobime” (tregu spanjoll, 2013).

Për të përfituar akoma më shumë nga mundësitë që ofronte tregu dhe për tu siguruar që cilësia e produkteve do të ishte ajo premium, Teoren në vitin 2014 ndërmori nismën e madhe të shtrirjes së aktivitetit të tij edhe në prodhim duke i shtuar portofolit të tij të brandeve ndërkombëtare edhe brandin premium shqiptar “Onsiplast”.