Omptea

Omptea është një kompani e specializuar në fushën e produkteve hidrosanitare me bazë në Brescia të Italisë, e themeluar në vitin 1957. Ka një shtrirje ndërkombëtare me fasilitete magazinimi dhe distribucioni në Itali, Gjermani, Francë dhe Spanjë.

Falë investimeve të vazhdueshme në struktura, prodhimi zhvillohet në dy njësi të ndryshme: njësia Lumezzane (1100 m2), ku kryhen të gjitha proceset mekanike, dhe njësia Bione (11200 m2), ku ndodhet selia e zyrave qëndrore, departamenti teknologjik dhe ku realizohet paketimi për të gjitha llojet e produkteve.

Specializimi parësor i Omptea-s është prodhimi i tubave të shkarkimit (sifonë) dhe piletave të zakonshme. Gradualisht, prodhimi është zgjeruar edhe në produkte jo vetëm praktike, por edhe estetikisht të bukura, pileta dushi/tualeti të montuara në dysheme të llojëve të ndryshme etj. 

Thënë këto, krahas produkteve që cilësohen si “të domosdoshme”, Teoren me produktet e Omptea përmbush kërkesat e tregut edhe për produkte të veçanta dhe unike.