Aspirim dhe Ventilim

Departamenti i aspirimit dhe ventilimit në Teoren pati shkëlqimin e tij sidomos me ofrimin në treg të markës “Ferroli” në vitin 2021e cila ofron kondicionerë cilësorë dhe të teknologjisë së fundit.

Një tjetër markë cilësore që ju bashkua portofolit të markave në këtë sektor ishte edhe marka gjermane “Solimpeks” për panelet diellore.

Përkushtimi i Teoren për t’u siguruar klientëve ambiente të rehatshme dhe përdorime efikase të energjisë, reflektohet më së miri në përzgjedhjen e markave për këtë sektor.