Hidrosanitare
Sektori hidrosanitar i Teoren i ka rrënjët në vitin 1997, duke nisur aktivitetin si rishitës i produkteve hidrosanitare.
Gjatë viteve, Teoren ka zgjeruar dhe diversifikuar portofolin me marka dhe zgjidhje të ndryshme, duke iu përgjigjur nevojave të tregut në segmente të ndryshme.
Portofolit të Teoren iu bashkuan marka të njohura ndërkombëtare si Kludi për rubinetërinë premium, si dhe Unverdi, Liv, Sonia dhe Ferroli, duke krijuar një ofertë të larmishme për klientët.
Në vitin 2023, portofolit të Teoren iu bashkua Ceramica Dolomite, marka italiane e njohur për prodhimin 100% Made in Italy të pajisjeve sanitare prej qeramike. Me një traditë që daton që nga viti 1965, Ceramica Dolomite kombinon mjeshtërinë artizanale me teknologjinë moderne dhe përfaqëson një emër të konsoliduar në sektorin hidrosanitar italian.
Në vitin 2025, Teoren zgjeroi më tej portofolin premium me Kaldewei, markën gjermane me mbi 100 vite eksperiencë në prodhimin e vaskave, bazamenteve të dushit, piletave dhe lavamanëve prej çeliku të emaluar. E njohur për cilësinë “Made in Germany”, dizajnin e vlerësuar ndërkombëtarisht, inovacionin dhe qëndrueshmërinë, Kaldewei përfaqëson një nga emrat më prestigjiozë në industrinë hidrosanitare, duke forcuar angazhimin e Teoren për t’u ofruar klientëve zgjidhje premium që kombinojnë estetikën, funksionalitetin dhe jetëgjatësinë.







