Profesionistët e Ujit | Bashkëbisedim rreth përdorimit të filtrave dhe trajtuesve të ujit në fushën e industrise, me Inxhinierin kimik Erion Bardhi.

Filtrimi i ujit është i rëndësishëm në fusha të ndryshme, por sado informacione të përgjithshme të kemi rreth filtrimit, diferenca bëhet e mundur vetëm falë këndvështrimit të specialistëve. Pikërisht për këtë fakt kemi ftuar në këtë blog inxhinierin kimik Erion Bardhi për të ndarë me ne eksperiencën e tij profesionale disavjeçare në fushën e filtrimit të ujit në një tjetër dimension, atij industrial.

  • Erion, sa i rëndësishëm është uji në industri?

– Do të thoja më shumë se sa i rëndësishëm është thelbësor, sepse në industri uji është jetik për proçeset e prodhimit. Fusha në të cilën përdorimi ka efekt më të drejtpërdrejtë është industria ushqimore, më specifikisht në industrinë e prodhimit të pijeve alkoolike dhe jo alkoolike sugjerohet përdorimi i ujit të filtruar dhe trajtuar si nga ana fiziko-kimike dhe ajo mikrobiologjike.

  • Cilat janë standartet e filtrimit në industri? Çfarë filtrash apo sistemesh filtrimi sugjerohen?

– Çdo fabrikë apo kompani prodhimi duhet të jetë e pajisur me një sërë standardesh që ndikojnë në planin agregat dhe drejtpërdrejt me prodhimin e produkteve apo shërbimeve. Kjo do të arrihej nëpërmjet sistemeve të certifikuara CE dhe nëpërmjet filtrave të certifikuar nga standarde europiane dhe amerikane. Këto filtra duhet të jenë të një grade përdorimi ushqimore dhe që ofrojnë siguri në aspektin mikrobiologjik, si përshembull sisteme dozimi me klorifikim ose sisteme trajtimi me ozon të cilat funksionojnë me sisteme kontrolli automatike. Me pas trajtimi i parametrave fiziko-kimike është po aq i rëndësishëm nëpërmjet filtrave të rërës ose sedimentit që do ishin optimale në këtë rast, dhe janë po ato të cilat shërbejnë edhe për eleminimin e grimcave dhe papastërtive fizike. Këto grimca variojnë nga 130 mikron deri në 1 mikron. Filtrat për eleminimin e fortësisë janë unike, sepse jo vetëm zbusin ujin por eleminojnë hekurin, manganin, lëndët organike dhe amoniakun. Në të tilla raste do të duhej të ofrohej një zbutës multitasking.

  • Mund të na japësh një informacion pak më të kuptueshëm mbi filtrimin që shpesh përmendet si Reverse-Osmosis?

– Patjetër, osmozat inverse bëjnë të mundur që të kemi ujë të pastër dhe të përshtatshëm nga ana fiziko-kimike për prodhimin e pijeve. Me osmozën përfitohen parametrat e dëshiruar të ujit në dalje duke përdorur membranat e përshtatshme dhe duke shfrytezuar dhe opsionet shtesë me bypass, gjë që lejon të luhet me parametrat në dalje sipas kërkesës së proçesit teknologjik.

  • Deri diku, kuptuam diçka rreth filtrimit në industrinë ushqimore… por, a mund të na thoni çfarë ndodh në industrinë e rëndë?

– Në industrinë e rëndë, për paratrajtimin e metaleve sugjerohet që uji me një konduktivitet më pak se 30 µs/cm do të duhet që të përdorë osmozën me patjetër, dhe gjithashtu do të ishte ideale në këtë rast përdorimi i dejonizuesit i cili do të lejonte një konduktivitet pothuajse 0.

– Në industrinë e përpunimit të xhamit, përshembull, është e njëjta gjë praktikisht por vlera limit është 80 µs/cm ndërkohë që të gjithë prodhuesit synojnë vlerën afër 0-s nëpërmjet pajisjeve të trajtimit të ujit me qëllim cilesinë maksimale të produktit.

  • Çfarë ju apasionon në këtë profesion?

– Nëpërmjet pajisjeve të trajtimit të ujit jemi një hallkë në proçesin e prodhimit të çdo fabrike, dhe pjesë integrale e cilësisë së çdo produkti. Pasioni i cili lidhet drejtpërdrejt me produktin e prodhuar shqiptar është si rrjedhojë dhe me konsumatorin edhe me profesionistin. Gjithashtu duhet përmendur fakti që është një punë që çdo ditë ka sfida të reja dhe ky është një faktor kyç per motivimin e përditshëm.

Të Sugjeruara

Më Tepër

Teoren Shpk, sot është padyshim një nga kompanitë më të medha për ofrimin e

Më Tepër

Ju ndoshta keni vënë re se disa produkte ndikojnë në lëkurën dhe flokët tuaj,

Më Tepër

Në hapësirë apo në tokë,uji është fillimi i gjithçkaje! E nëse do të flisnim

Më Tepër

Poblemet e ujit të rëndë (me permbajte minerale mbi normen ) mund të jenë

Më Tepër

Tre mënyra për ndriçim perfekt. A e dini atë ndjenjë kur shtriheni në divan

Më Tepër

Të padukshme, të fuqishme, universale. Elektricitet. Sidoqoftë, ndonjëherë, kjo formë e energjisë mund të

Më Tepër

Ndriçimi është kthyer në prioritetin kryesor konkurrues për njësitë mikpritëse dhe turistike, sepse është

Më Tepër

Ndriçimi është faktori më i rëndësishëm në një ambjent profesional sepse lidhet në mënyrë

Më Tepër

Hapësirat që konsiderohen të jashtme janë të shumta, pikërisht për këtë ne si EGLO