Uji dhe shendeti! Ndikimi i ujit tek ne!

Shendeti ynë është i varur drejtpërdrejt nga uji që ne pijmë, lahemi dhe kryejmë çdo funksion jetësor.
Por ti marrim me rradhe… cilat janë risqet që hasim, pasojat dhe zgjidhjet për seciliën situate?
Klori është një nga elementet që në Shqipëri përdoret masivisht për dezinfektimin e ujit.Por, e pare në nivel më makro, a e dini çfarë ndodh kur lahemi në ujë me klor?!
A janë ambjentet tona intime të sigurta dhe me pastërtinë e duhur?
Shumë familje nëpër botë lahen në ujë të patrajtuar, pijnë ujë të pafiltruar, plot me kimikate.
Ata nuk janë në dijeni se studime të shumta kanë zbuluar se kimikatet dezinfektuese – të tilla si klori – mund të absorbohen në lëkurë dhe mushkëri nëse nuk filtrohen më parë.
Në vitin 2010, një panel shkencëtarësh bashkuar në luftën kundër Kancerit, përgatitën një raport me titull ‘Reduktimi i Rrezikut të Kancerit në Mjedis – Çfarë Mund të Bëjmë Tani!’.
Brenda, vihen në dukje shumë zbulime shqetësuese për efektet e larjes dhe dushit në ujë të patrajtuar apo pafiltruar. Raporti vë në dukje se ndërsa dezinfektimi i furnizimeve publike të ujit me klor ka ulur incidencën e sëmundjeve të transmetuara nga uji, nënproduktet kimike krijohen kur klori dhe dezinfektuesit e tjerë reagojnë me materiale organike. “Ekspozimi afatgjatë ndaj këtyre kimikateve mund të rrisë rrezikun e kancerit”, thuhet në raport.
Dokumenti shton se janë zbuluar qindra nënprodukte dezinfektimi. Më të zakonshmet janë trihalometanet (THM), të tilla si kloroformat dhe bromoformet, dhe gjithashtu acidi haloacetik. Të gjithë këta produkte kimikate, kanë efekte anësore në shëndetin tone, pavarësisht se kanë rol dezinfektimi.
Raporti thekson se njerëzit që janë të ekspozuar ndaj niveleve më të larta të këtyre substancave gjatë larjes, dushit dhe notit në pishinat me klor mund të kenë një rrezik më të lartë të disa formave të kancerit. Disa lidhje të mundshme mund të ekzistojnë midis ekspozimit ndaj THM dhe kancereve të mëposhtme:
– Kanceri I zorrës së trashë
– Karcinoma e qelizave renale
– Glioma
– Kanceri i fshikëzës
A e dini se:
Njerëzit thithin 100 herë më shumë klor në një dush të pa filtruar 10 minutësh sesa duke pirë 4 litra?
Cila është zgjidhja?
Minimizimi i ekspozimit ndaj kimikateve të dëmshëm në ujin e rubinetit është më i lehtë se kurrë.
Duke instaluar një sistem uji Ecosoft në shtëpinë tuaj, është e thjeshtë të keni ujë të pastër, të shëndetshëm, me minerale, për të larë rrobat por edhe për të mirëmbajtur gjithë sistemin hidrosanitar të shtëpise tuaj. Duke i shtuar një sistem filtrash rubinetit tuaj, i cili vendoset poshtë lavapjatës siguroni që ky ujë të jetë jo vetëm I trajtuar por edhe I pijshëm. Këto sisteme filtrimi dhe trajtimi janë zgjidhja optimale për largimin e klorit dhe ndotësve të tjerë nga uji i rubinetit.
Këto sisteme uji për gjithë shtëpinë, përmbajnë një sistem 5-mikro para-filtër që filtron mbeturinat deri në 5 mikronë në madhësi, e cila është 20 herë më e vogël se sa flokët e njeriut. Më pas përdor Mediumet e Karbonit të Aktivizuar Granular (GAC), një përzierje e karbonëve të aktivizuar të bazuar në lëvozhgën e kokosit.
Ky sistem filtrimi me 6 faza dhe 2 nivele filtron një gamë më të gjerë të ndotësve nga uji i rubinetit. Ky filtrim njihet nga Shoqata e Cilësisë së Ujit si një metodë e pranueshme për të mbajtur shumë ndotës të ujit të pijshëm brenda Standardeve Kombëtare të Ujit të Pijshëm të EPA.
Me një sistem uji Nga Ecosoft, nuk ka më shqetësime për pirjen, larjen e ushqimeve, gatimin ose dushin në ujë të pafiltruar ose patrajtuar.
Por çfarë përfitimesh keni nga një sistem trajtimi dhe filtrimi ujrash nga Ecosoft:
– Zbut lëkurën dhe flokët
– Ul thatësinë e lëkurës
– Redukton zbehjen e ngjyrave në flokët e trajtuar
– Mbron trupin së brendshmi e së jashtmi në çdo aspekt
Mos harroni: Të bëni dush në ujë të pa filtruar do të thotë të thithni klor në lëkurën tuaj, dhe të merrni frymë edhe me kimikate të avulluara. Ndryshojeni atë sot me Ecosoft, duke përfituar ujë të shëndetshëm, të filtruar, të trajtuar… në shtëpi, aty ku është qetësia dhe harmonia.
Por çfarë thonë studimet lidhur me fortësinë e ujit në ambjentin më intim të shtëpisë sonë, dushin?
Të gjithë jemi dakord që nuk ka si dushi i nxehtë në avull për t’ju zgjuar në mëngjes ose për ndjesinë e freskisë dhe relaksit që mund të na japë. Por nëse keni menduar që dushi juaj është një parajsë e pastër dhe e sigurt, mendojeni përsëri.
Shanset janë, që ai dush të jetë një terren i lakmuar për shumimin e baktereve vdekjeprurëse dhe ju madje as nuk mund ta mendoni apo kuptoni.
A është uji i fortë duke dëmtuar lëkurën tënde?
Është vlerësuar se gati 85% e të gjitha shtëpive kanë ujë nga rubineti që konsiderohet të jetë “ujë i fortë”. Ky është uji që ka një përmbajtje tepër të lartë mineralesh, zakonisht karbonate kalciumi ose magnezi. Akumulimi i mineraleve ndodh natyrshëm pasi uji depërton përmes shtresave poroze të shkëmbinjve gëlqerorë dhe tokës së shkumësit për t’u vendosur më vonë në ujëmbajtësit nëntokësorë.
Uji i fortë mund të çojë në pasoja si njollat në vaska dhe rubineta dhe madje edhe fatura më të larta uji (pasi pajisjet kërkojnë më shumë energji për të funksionuar siç duhet). Larja e vazhdueshme me ujë të fortë mund të ndikojë gjithashtu në shëndetin dhe pamjen e lëkurës.
Por si e dëmton uji i patrajtuar lëkurën tone?
Efekti më i zakonshëm i ujit të fortë në lëkurë shkakton tharje dhe acarim të panevojshëm. Kjo është për shkak të pamundësisë së ujit për të depërtuar tek sapunët ose locionet larëse siç duhet. Këtu kemi parasysh sapunët dhe locionet që përdoren direkt në lëkurë por edhe detergjentët e përdorur në lavanderi. Ky sapun I papërdorshëm prej fortësisë së ujit nxjerr vajrat natyralë të lëkurës, duke çuar në lëkurë të thatë, me folikula të dëmtuara dhe kruarje.

Mineralet e tepërta brenda ujit të fortë mund të thahen drejtpërdrejt në lëkurë, gjë që bllokon poret dhe çon në shpërthime të akneve. Në klimat më të thata, uji i fortë shpesh përmendet si shkak i dermatitit. Dhe se fundmi, uji i fortë mund të përkeqësojë simptomat e kushteve kronike të lëkurës si psoriaza dhe ekzema.
Shmangni çdo papastërti me sistemet e filtrimit dhe të mirëqënies…
Ecosoft mendon për shëndetin tuaj në çdo hap, në çdo moment!

Të Sugjeruara

Më Tepër

Teoren Shpk, sot është padyshim një nga kompanitë më të medha për ofrimin e

Më Tepër

Ju ndoshta keni vënë re se disa produkte ndikojnë në lëkurën dhe flokët tuaj,

Më Tepër

Në hapësirë apo në tokë,uji është fillimi i gjithçkaje! E nëse do të flisnim

Më Tepër

Poblemet e ujit të rëndë (me permbajte minerale mbi normen ) mund të jenë

Më Tepër

Tre mënyra për ndriçim perfekt. A e dini atë ndjenjë kur shtriheni në divan

Më Tepër

Të padukshme, të fuqishme, universale. Elektricitet. Sidoqoftë, ndonjëherë, kjo formë e energjisë mund të

Më Tepër

Ndriçimi është kthyer në prioritetin kryesor konkurrues për njësitë mikpritëse dhe turistike, sepse është

Më Tepër

Ndriçimi është faktori më i rëndësishëm në një ambjent profesional sepse lidhet në mënyrë

Më Tepër

Hapësirat që konsiderohen të jashtme janë të shumta, pikërisht për këtë ne si EGLO