Oferta special dhe risi/ Ecosoft Albania ‘shkëlqen’ në panairin “Tirana Agro”

panairi_tirana_agro_ecosoft

Risitë dhe ofertat më të fundit u prezantuan nga Ecosoft Albania në panairin “Tirana Agro,” i cili u zhvillua nga data 11 deri më 13 tetor.

Ne e dimë se nevojat e familjeve janë të ndryshme. Disa prindër kërkojnë ujë cilësor dhe të shëndetshëm për fëmijët e tyre, ndërsa të tjerë preferojnë ujë të pasur me kalcium për gjyshërit; disa kërkojnë ujë sanitar për të rritur jetëgjatësinë e pajisjeve elektroshtëpiake, kurse të tjerë duan të mbrojnë flokët dhe lëkurën nga dëmët e ujit të patrajtuar të rrjetit.

Pikërisht për këto arsye, ne, me rastin e 7-vjetorit të Ecosoft, prezantuam në panair 7 oferta speciale, të “kuruara” me kujdes. Këto oferta ofrojnë zgjidhje inovative për trajtimin e ujit, duke përmirësuar cilësinë e jetesës në çdo shtëpi.

Por kjo nuk ishte e gjitha! Panairi shërbeu si një platformë e shkëlqyer për të prezantuar edhe risinë më të fundit: Trajtimin e Ujërave të Zeza (TWT), i dedikuar për hotele, restorante dhe kafeteri, veçanërisht në zonat bregdetare. Ky shërbim ofron alternativa ekologjike për trajtimin e ujërave të zeza, duke kontribuar në mbrojtjen e ekosistemeve detare dhe ruajtjen e pastërtisë së këtyre zonave të rëndësishme.

Ky event ishte një moment i veçantë, pasi na ofroi mundësinë për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi rëndësinë e ujit dhe ndikimin e tij në jetën e përditshme. Ne patëm mundësinë t’i informonim dhe t’i ndihmonim të kuptonin më mirë rëndësinë e ujit të pastër për një jetë më të shëndetshme dhe një mjedis më të sigurt me TWT dhe Ecosoft!

Të Sugjeruara

Më Tepër

Nga Emocioni i Ndeshjes te Teknologjia e Ndriçimit Profesional Një gol në minutën e

Më Tepër

Në një kohë kur ndotja nga plastika njëpërdorimshme është kthyer në një nga sfidat

Më Tepër

Një produkt sanitar që nuk gërvishtet dhe mbetet i pandikuar nga goditjet, kimikatet, zjarri

Më Tepër

Kur të rinjtë bashkohen për të sjellë ide të reja, lindin zgjidhje që mund

Më Tepër

Nisi si një biznes familjar, por u kthye në një nga kompanitë më të

Më Tepër

Bartenbach, një nga emrat më të njohur në fushën e ndriçimit arkitektonik, ndërthur artin

Më Tepër

Bartenbach, tani pjesë integrale e Eglo-s, ka krijuar një reputacion të shkëlqyer për krijimin

Më Tepër

Epoka elektronike në të cilën ne jetojmë aktualisht, ka ofruar avantazhe të jashtëzakonshme për

Më Tepër

Asnjë tjetër nuk e di më mirë se Eglo, rëndësinë e të pasurit një