Metsan Lighting, një nga kompanitë lider në industrinë e ndriçimit në Turqi, ka 38 vite përvojë në prodhimin dhe eksportimin e ndriçuesve si: spote teknike, ndriçues të varur, ndriçues tavanor, ndriçim panel, linear, rrugor dhe projektor, të cilat shoqërohen me garanci 3 deri në 5 vite.
E njohur për cilësinë e lartë dhe dërgesat e shpejta, Metsan Lighting ka ndërtuar një reputacion të fortë si partner i besueshëm në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.
Metsan Lighting është lider në ndriçimin e hoteleve, rezidencave, dyqaneve dhe zyrave, duke ofruar produkte modulare dhe zgjidhje të personalizuara për çdo projekt.
Një arritje e rëndësishme për Teoren është marrëveshja e ekskluzivitetit me këtë brand, e cila i ka siguruar të drejtat ekskluzive për përfaqësimin e Metsan Lighting në tregun shqiptar.