Profesionistët e Ujit | Bashkëbisedim me nutricionisten dhe dietologen e mirënjohur Anila Kalleshi!

Si profesionistët e ujit, jemi përherë në hulumtim të vazhdueshëm të vlerave që përfitojmë nga lëngu i jetës në organizmin tonë. Dhe kush më mirë se një specialist në fushën e ushqyerjes do të mund të na jepte një këndveshtrim të tillë?!

 

  • Sipas këndvështrimit tuaj në tagrin e nutricionistes dhe dietologes, sa i rëndësishëm është uji për organizmin e njeriut?

– Patjetër që uji është përbërësi kryesor dhe më i rëndësishëm në trupin e njeriut. Toka, planeti ynë përbëhet nga 75% ujë, por vetëm 1% i ujit është i përdorshëm për pije. Vetë trupi i njeriut është i përbërë nga po kaq përqindje ujë dhe si rrjedhojë themi se është burimi i jetës.

  • Sa i rëndësishëm është filtrimi dhe më pas mineralizimi i tij?

– Gjithçka e ka një gjenezë. Në ciklin e vet hidronik (qarkullimi i ujit në natyrë), uji ndotet nga ajri dhe toka. Sasira të mëdha të ujrave të zeza dhe ujërave të tjerë derdhen në lumenj dhe liqene. Në bujqësi në mënyrë të pakontrolluar përdoren plehrat azotikë, pesticidet, herbicidet, fungicidet… etj. Furnizuesit kryesorë të fabrikave të ujit janë pikërisht lumenjtë dhe liqenet. Të gjitha këto papastërti ndikojnë në cilësinë e ujit. Për shkak të vjetërsimit të rrjetit të ujësjellësit dhe të ndërhyrjeve në rrjet shkaktohet ndotja kimike dhe bakteriologjike e ujit të pishëm ndaj një ujë i filtruar nga ndotjet padyshim do t’i sillte vetëm dobi shëndetit dhe nëse do të ishte i mineralizuar do të ishte një tjetër vlerë e shtuar në shëndetin tonë.

  • Një nga pyetjet e cila është shumë e lakuar masivisht është: A është e mundur që të humbasim peshë duke pirë shumë ujë? Cili është mendimi juaj prej specialisti?

– Konsumimi i sasive të mjaftueshme të lëngjeve mund të përmirësojë përqëndrimin dhe të reduktojë stresin. Nëse zëvendësojmë lëngjet e tjera me ujin, do të mund të humbisnim 3-4 kilogram gjatë vitit. Një litër ujë gjatë ditës, gjithashtu ndikon në zvogëlimin e shtresave yndyrore. Uji na ndihmon të jemi të hidratuar dhe rrjedhimisht të heqim kilogramët e tepërt dhe të ndihemi më mirë.

  • Çfarë mund të na thoni për marrëdhënien tuaj me ujin duke na dhënë një shembull për t’u ndjekur?– Nuk e ndaj konsumimin ditor të ujit tek vetja ime. Uji është përherë baza pastaj është në varësi të ditës apo momentit në të cilin ndodhem, përherë mundohem të gjej një zgjidhje për të hidratuar trupin tim. Fakti se si një shembull si ky i imi mund të jetë frymëzues, më bën të ndihem mirë.
    Ju faleminderit!

Të Sugjeruara

Më Tepër

Teoren Shpk, sot është padyshim një nga kompanitë më të medha për ofrimin e

Më Tepër

Ju ndoshta keni vënë re se disa produkte ndikojnë në lëkurën dhe flokët tuaj,

Më Tepër

Në hapësirë apo në tokë,uji është fillimi i gjithçkaje! E nëse do të flisnim

Më Tepër

Poblemet e ujit të rëndë (me permbajte minerale mbi normen ) mund të jenë

Më Tepër

Tre mënyra për ndriçim perfekt. A e dini atë ndjenjë kur shtriheni në divan

Më Tepër

Të padukshme, të fuqishme, universale. Elektricitet. Sidoqoftë, ndonjëherë, kjo formë e energjisë mund të

Më Tepër

Ndriçimi është kthyer në prioritetin kryesor konkurrues për njësitë mikpritëse dhe turistike, sepse është

Më Tepër

Ndriçimi është faktori më i rëndësishëm në një ambjent profesional sepse lidhet në mënyrë

Më Tepër

Hapësirat që konsiderohen të jashtme janë të shumta, pikërisht për këtë ne si EGLO