Berling

Berling SA është një industri bojërash greke. Themeluar në vitin 1968, kompania ka 55 vite prezencë të vazhdueshme në tregun grek dhe mban vendin e 5-të ndër industritë më të mëdha të bojrave në Greqi.

Pionier në fushën e industrisë, Berling është ndër prodhuesit e parë të produkteve ekologjike në Greqi. 

Në vitin 1998, Berling SA ishte e vetmja kompani prodhuese greke, ndër të gjitha kompanitë prodhuese të fushave të ndryshme, që prodhoi produktin e parë me etiketën Ekologjike.

Me një linjë prodhimi të sofistikuar përsa i përket pjesës teknike, Berling kryen kontrolle strikte të cilësisë për çdo produkt, në mënyrë që klientët të marrin produktet më të sigurta! Disa nga linjat premium të produkteve janë: Petite Matt, Acrylux, MonoStop, MonoStop Thermo etj.

Berling vazhdon të ketë një rritje dinamike në treg, duke investuar në burimet njerëzore dhe në infrastrukturën teknologjike dhe ndërtimore, si dhe duke ofruar një njësi prodhimi plotësisht moderne me standarde të larta. 

Sot, Berling eksporton produktet e saj në 23 vende, mes të cilave edhe në Shqipëri, përmes Teoren!