Burimet e ujit, nga vjen, si trajtohet dhe siguria e filtrit të ujit!

Uji i pijshëm është jetë për këdo!

Burimet e ujit të pijshëm përbëjnë një përqindje shumë të madhe për një vend si i joni. Por a e dimë vallë se sa ujë të pijshëm konsumojmë në nivel vendi?
Është shumë interesante të dijmë se sasia mesatare e ujit të pijshëm për frymë në Shqipëri është 8,700 metra kub në vit, që përndryshe përkthehet në një ndër më të lartat në Evropë.
Burimet e ujit të pijshëm në vend ekzistojnë në formën e burimeve natyrore, të lumenjve, të liqeneve dhe të ujëmbledhësve të ujërave nëntokësore. Furnizimi me ujë të pijshëm vjen kryesisht nga burimet natyrore dhe burimet ujore nëntokësore, përveç zonës metropolitane të Tiranës e cila një pjesë të furnizimit e merr nga burimet ujore malore që janë devijuar për të krijuar një rezervuar sipërfaqësor furnizimi me ujë që rrjedhimisht duhet trajtuar.

Sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm mbulon të gjithë vendin dhe niveli i mbulimit arrin në 85%.
Siguria e furnizimit me ujë të pijshëm ka të bëjë me mbrojtjen e burimeve ujore
dhe klorinimin e ujit në sistemet e shpërndarjes. Shqipëria ka ligje dhe rregullore që trajtojnë mbrojtjen e burimeve natyrore. Një siguri më shumë në filtrimin e ujit të rubinetit e jep edhe Ecosoft me produktet më të mira në treg dhe me cilësinë gjermane që flet vetë me eksperiencën që të dhuron.
Por realisht çfarë uji duhet konsumuar për të qënë 100% të sigurtë që do të jemi të shëndetshëm?

Ajo që është e sigurtë, është se gjithmonë duhet konsumuar ujë i sigurt dhe higjienikisht i pastër për shëndetin. Ujë i sigurt dhe higjienikisht i pastër është uji që plotëson normat higjieno-sanitare të miratuara nga strukturat përkatëse, por a është ky ujë i pijshëm edhe me shijen që do të donim?

Për çdo shqetësim shëndetësor që mund të vijë nga konsumi i ujit duhet ti drejtohemi mjekut të familjes, dhe një nga pyetjet standarde që bëhet në një vizitë rutinë, është ajo se çfarë uji pijmë?

Përgjigjja që ne ju japim është konkrete!

Filtrat Ecosoft, me arsenalin e shërbimit dhe produkteve që ofrojnë, na vjen në ndihmë duke na kthyer ujin e rubinetit në ujë totalisht të sigurtë dhe të shëndetshëm për familjen Shqiptare.

Abonimi i ujit të pijshëm është produkti për të cilin jemi më shumë krenarë.

Me Ecosoft, Odisea e ujit për të cilën folëm më lart, merr vlerën e duhur duke na ofruar gjithçka na nevojitet për veten dhe familjen.
Produktet dhe fushat apo industritë në të cilat ne si Ecosoft jemi zgjidhje, janë të shumta… Ndërkohë ju ngelet vetëm të na kontaktoni dhe të na lejoni t’ju vijmë në ndihmë në mënyrë të dedikuar dhe çmimin më të mirë në treg!

Tung deri në tema të tjera nga profesionistët e ujit!

Të Sugjeruara

Më Tepër

Teoren Shpk, sot është padyshim një nga kompanitë më të medha për ofrimin e

Më Tepër

Ju ndoshta keni vënë re se disa produkte ndikojnë në lëkurën dhe flokët tuaj,

Më Tepër

Në hapësirë apo në tokë,uji është fillimi i gjithçkaje! E nëse do të flisnim

Më Tepër

Poblemet e ujit të rëndë (me permbajte minerale mbi normen ) mund të jenë

Më Tepër

Tre mënyra për ndriçim perfekt. A e dini atë ndjenjë kur shtriheni në divan

Më Tepër

Të padukshme, të fuqishme, universale. Elektricitet. Sidoqoftë, ndonjëherë, kjo formë e energjisë mund të

Më Tepër

Ndriçimi është kthyer në prioritetin kryesor konkurrues për njësitë mikpritëse dhe turistike, sepse është

Më Tepër

Ndriçimi është faktori më i rëndësishëm në një ambjent profesional sepse lidhet në mënyrë

Më Tepër

Hapësirat që konsiderohen të jashtme janë të shumta, pikërisht për këtë ne si EGLO