Nuk ka asgjë më të bukur se të relaksohesh në një ditë me diell dhe të lexosh librin tënd të preferuar. Por çfarë ndodh nëse je në një ambient të mbyllur dhe ke nevojë për ndriçuesin më të mirë të tavolinës për të studiuar, lexuar, apo punuar në një zyrë?
Do të dish se si mund të gjesh llambën apo ndriçuesin më të mirë të leximit, gjë që në afatgjatë do të mbrojë sytë e tu?
Blerja e një llambe apo ndriçuesi mund të duket një detyrë e lehtë por realisht duhet të kuptosh që diskutimet mbi llambën dhe ndriçimin kanë nevojë për fjalorin e tyre. Më pas vlen të përmendet se syri gjithmonë ul vigjilencën dhe s’mund të bëjë dot diferencën mes disa produktesh të këtij lloji, sidomos pasi të keni parë më shumë se pesë llamba ose ndriçues (sepse duhet të krahasoni!), është pak a shumë si me parfumet të cilat pasi testojme disa, shqisa e të nuhaturit pëson kolaps dhe të gjitha duken njësoj.
Edhe në botën e ndriçimit të gjitha dritat, reflekset dhe nuancat fillojnë të shkrihen në një pasi ke testuar disa të tilla.
Mos u shqetëso! Nëse ende nuk ke dëgjuar për lumenët, temperaturën e ngjyrave ose kufijtë e kelvinit, atëherë nuk ka nevojë të ndihesh i/e mbingarkuar!
Në Teoren me Eglo, ne e kuptojmë që gjetja e ndriçimit të duhur bën ndryshimin kur je duke lexuar ose studiuar për motive të ndryshme. Gjithmonë krijohet ideja se pajisja me syze qetësuese ose vizitat neurologjike apo oftalmologjike, janë zgjidhja e problemeve tona shëndetësore duke harruar se në vend të parë të kushteve për të patur një lexim sa më të mire është ndriçimi i duhur. Kjo është arsyeja që na shtyn t’ju japim këshillat më të mira të ndriçimit për leximin, si dhe rekomandimet për llambën ose ndriçuesin më të mirë të tavolinës tuaj.
Mund të kesh dëgjuar që drita natyrore është më e mira për të lexuar dhe shpesh ky informacion është i saktë. Vetëm se, ndriçimi artificial në botën moderne është bërë i disponueshëm gjerësisht. Kujtojmë se para se Alexander Lodygin të krijonte llambën inkandeshente në 1874, e cila mori më shumë kohë për t’u bërë e zakonshme, njerëzit lexonin me diell, qiri etj.
Tashmë ndërkohë që ndriçimi është zhvilluar, ne kemi kuptuar që drita që lexojmë ka një ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si ndihemi dhe si performojnë sytë tanë.
Por çfarë ndodh nëse studiojmë ose lexojmë në ndriçim të zbehtë?
Një nga këshillat tona më të mira të ndriçimit për lexim është e thjeshtë: mos lexo në një dritë të zbehtë. Pavarësisht nëse kjo është natyrale apo një llambë e ndezur dobët, duhet të përpiqesh ta shmangësh në mënyrë absolute.
Kjo është për dy arsye kryesore:
Ndriçimi i zbehtë mund të dëmtojë seriozisht sytë e tu duke shkaktuar Miopi.
Disa studime kanë treguar që të lexuarit në një dritë të zbehtë mund të rrisë shanset e miopisë tek disa njerëz. Për disa të tjerë, ky lloj leximi mund të mos shkaktojë miopi por në vend të kësaj t’u japë atyre dhimbje koke të theksuar dhe të vazhdueshme. Gjithashtu nëse lexoni në një dritë të zbehtë, keni një efikasitet më të ulët të të mësuarit. Kjo sepse ndriçimi i zbehtë mund të ulë aftësinë e trurit për të përpunuar dhe mbajtur të dhëna dhe mund të rrisë ndjesinë e ankthit. Studimet kanë treguar edhe se ndriçimi i saktë mund të rrisë performancën tuaj.
Për këto fakte rekomandohet leximi në një dritë më të fortë , gjithmonë dhe në çdo ambjent.
Në mënyrë të ngjashme, kushdo që ja ka dale të kryejë një punë të caktuar me ndriçimin e gabuar është i vetëdijshëm se edhe ndriçimi më i theksuar seç duhet ju ndalon të përqendroheni. Madje kur një dritë është kaq e theksuar reflekton nga syprina e faqes në syrin tuaj, është shumë tërheqëse për syrin duke e dëmtuar seriozisht atë.
Ne si Eglo ju ofrojmë rezultate optimale të çdo lloj ndriçimi studimi, për çdo lloj ambjenti, qëllimi dhe me një varietet produktesh cilësore. Ju ngelet vetëm të shfletoni Koleksionin tonë 2021 dhe të përpunoni cilësimet optimale të ndriçimit dhe të gjeni llambën apo ndriçuesin më të mirë të tavolinës për studim, punë, lexim, etj.
09 Jun, 2021