Vendndodhja

Radhime, Vlorë, Shqipëri

Sektori

Ndriçim

Produkti

….

Morina Hotel

Facebook

Linkedin

Instagram

Twitter

Ndriçim që pasqyron standarde të larta me 5 yje: Projekti i Eglo për Morina Hotel

Morina Hotel ka zgjedhur Eglo Albania, pjesë e Teoren Group, si partnerin e besuar për ndriçimin e dy projekteve të rëndësishme:

  1. Rinovimin e plotë të Morina Palace në Dhërmi
  2. Arredimin e hotelit të ri Morina Beach në Radhimë

 

Në projektet hoteliere, cilësia dhe koha e dorëzimit janë prioritare, duke e bërë këtë bashkëpunim një sfidë që kërkonte zgjidhje ndriçimi të personalizuara, në përputhje me standardet e një hoteli me 5 yje.


 

Zgjidhje ndriçimi të përshtatura për mjedisin bregdetar

Duke qenë se të dy hotelet ndodhen buzë detit, një aspekt thelbësor ishte rezistenca ndaj korrozionit dhe ndikimeve të lagështisë, duke garantuar jetëgjatësi dhe performancë të qëndrueshme të ndriçuesve.

Një kërkesë e veçantë ishte edhe konceptimi i ndriçimit të fasadës së re të Morina Palace, ku u implementua një sistem dimërues i personalizuar, i cili lejon kontroll të niveleve të dritës. Kjo siguron identifikimin vizual të hotelit pa krijuar ndotje ndriçimi që mund të shqetësojë pushuesit në dhoma.

Ndriçimi i zbatuar nga Eglo

Në këto projekte, Eglo ka furnizuar dhe implementuar ndriçim për:

  • Të gjitha dhomat e hotelit
  • Ambientet e shërbimit (recepsioni, korridoret)
  • Barin dhe restorantin e brendshëm & të jashtëm
  • Beach bar & zonën e plazhit
  • Ballkonet dhe hapësirat e pushimit
  • Ndriçimin e fasadës dhe rrugës rrethuese
  • Ndriçimin e gjelbërimit dhe peizazhit përreth

 


 

Në këtë projekt duke integruar ndriçim modern, funksional dhe estetikisht të përsosur, Eglo ka ndihmuar në krijimin e një atmosfere luksoze dhe komode për vizitorët e Morina Hotels!