Ndriçimi nga Eglo Albania që “përqafon” dizajnin e Habitat Hotel Tirana
Habitat Hotel Tirana, i vendosur në zemër të kryeqytetit, kërkonte një koncept të veçantë që të harmonizohej me hapësirën dhe ambientin e tij unik. Eglo Albania, pjesë e Teoren Group, u angazhua për të realizuar të gjithë ndriçimin e hotelit dhe restorantit, duke siguruar që çdo detaj të integrohej në mënyrë perfekte me dizajnin modern dhe minimalist italian.
Restoranti është konceptuar me ndriçues dekorativë të integruar, duke u fokusuar kryesisht në linjat elegante të xhamit dhe duke përdorur ngjyra minimaliste që të “shkrihen” në harmoni me dizajnin modern të hapësirës.
Për shkak se pozicionimi i tavolinave është fleksibël dhe ndikon në shpërndarjen e dritës, ambienti është trajtuar si një e tërë, pa ndriçim të theksuar në zona të veçanta. Kjo qasje garanton një shpërndarje të barabartë të dritës dhe krijon një atmosferë të qëndrueshme në të gjithë hapësirën.
Për të krijuar një ambient të ngrohtë dhe mikpritës, është përdorur një ngjyrë ndriçimi e ngrohte 2200K që bën hapësirën të duket sa më e rehatshme dhe të këndshme. Ndriçimi i zgjedhur është tërësisht i integruar në konceptin minimalist italian të arredimit, duke pasuruar përvojën vizuale dhe duke kontribuar në një atmosferë të sofistikuar dhe të këndshme për klientët.
Ky projekt mund të përshkruhet me shprehjen italiane “Come si deve essere”, e cila nënvizon perfeksionin dhe elegancën e këtij koncepti modern të ndriçimit.