Profesionistet e Ndricimit | Po ndriçoj botën! – Eglo

Rrugëtimi flet…

Shpeshherë thuhet se jemi historitë që përfaqësojmë, sepse ajo që përjetojmë përgjatë udhetimit të jetës, na përkufizon më mire se çdo gjë tjetër.

E lindur e tillë, e dlirë dhe pa kompromise, kam vendosur t’ju flas sot për jetën time, rrugëtimin, sfidat … ku jam sot dhe ku mendoj se do jem nesër.

Rrugëtimi im është emocionues sepse është plot dritë, është pikërisht ajo dritë që më ka ushqyer shpirtërisht për misionin që kam në zemër: “Të ndriçoj botën”!

Jeni kuriozë të dini se si filloi? Ku jam, dhe ku do të jem nesër?

Thonë se mendje të ndritshme kanë gjetur gjithmonë frymëzim duke u marrë me subjektin e dritës.

Ky u bë dhe frymëzimi im!

E nisim nga krye-hera… edhe pse thuhet se llampa është shpikur nga Thomas Edison, shkencëtarët dhe shpikësit kishin filluar të hulumtonin përdorimin e dritës elektrike që në fillim të shekullit të 19 -të. Megjithëse patentat e para për llampa u ndanë në 1841, Edison lejoi përdorimin e tyre praktik dhe prodhimin në masë që në 1880.

“Dizajni bashkëkohor, i shoqëruar me funksionalitet të lartë dhe me çmime të përballueshme.”

Kjo ka qenë dhe vazhdon të jetë motoja ime!

Kam dashur përherë të kem risi, dhe pikërisht për këtë arsye kam zhvilluar dhe prodhuar produkte që janë të përshtatura për nevojat e të gjithë atyre që më ndjekin, klientë reale dhe potencialë. Aktualisht jam duke punuar intensivisht me ndriçimin “smart”, si një nevojë e së sotmes dhe si një ëndërr e imja e së shkuarës, gjë që po bëhet realitet falë teknologjisë magjike të së tashmes. Në këtë mënyrë po sjell dritën dhe ndriçimin në një formë të rrjetëzuar dixhitale dhe lehtësisht të kontrollueshme.

Çfarëdo që të sjellë e ardhmja në aspektin e dritës, jam e sigurt se do të vazhdoj të kërkoj më të mirën si një zgjidhje bashkëkohore të të ndriçimit për të gjitha fushat e jetës, nga Tiroli Austriak – shtëpia ime, në të gjithë botën.

Historia ime është e ndritur, jo vetëm sepse une jam dritë, por sepse itinerari i jetës sime e tregon më së miri. Po ju tregoj vetëm disa nga momentet kulminante dhe unike, plot me dritë:

Mjafton të vendosësh numrin 1969 në një motor kërkimi. Do të zbulosh se ishte një vit shumë i ngarkuar me ndodhi historike:

  • Amerika u krenua me Neil Armstrong, njeriun e parë në Hënë.
  • Gjermania u krenua me transplantin e parë të zemrës që u krye në Gjermani.
  • Concord realizoi fluturimin e parë në Francë.

Historia ime tashmë si koorporatë, fillon pikërisht në atë vit të artë.

U themelova në vitin 1969!

Isha e re, e vendosur, këmbëngulëse dhe në zhvillim të vazhdueshëm: Këto u bënë edhe gurët e themelit mbi të cilët krijova karakterin dhe shpirtin e kompanisë që është sot.

 

Rreth 50 vjet më parë, babai im Ludwig Obwieser më nginji pikërisht këto karakteristika duke më dhënë frymë. Deri më tani ai ka shkruar një histori suksesi për mua, që ne jo vetëm që e festojmë, por me të cilën mund të jemi shumë krenarë.

Në vitin 1986 u bëra globale!

“Nga Tiroli i vogël, në Botën e madhe” – tingëllon më shumë si një slogan turizmi, por unë e di që ishte shpirti im që tashmë kishte shtëpi dhe mandej kësaj, po ndriçonte edhe shpirtin e biliona njerëzve në gjithë botën, pikërisht në tempullin e tyre të qetësise, ambjentin e tyre intim, dhe jo vetem!

Globalizimi im filloi në vitet 1980 dhe 1990. Hapi i parë ishte në vitin 1986, u themelova kompaninë e parë të shitjeve në Gjermani, dhe tashmë operoj në mbi 70 kompani dhe në më shumë se 50 vende të botës.

Në vitin 1994 kisha përfaqësinë e parë në Hungari.

Impianti i parë i rëndësishëm Eglo u ndërtua në Pástto- n e Hungarisë në vitin 1994. Struktura është rritur vazhdimisht dhe tani përfshin një sallë prodhimi 4-katëshe me 14,000 m² dhe një depo 5000 m² plotësisht të automatizuar sipas fjalës së fundit të teknologjisë.

Në vitin 1997 përjetova një rritje të qëndrueshme.

Çdo depo e ndërtuar në gjirin tim kishte tashmë qëllim qendërzimin. E gjithë kjo u realizua për të lejuar shpërndarje sa më efektive dhe të shpejtë. Në vitin 1997, sipërfaqja ime e magazinimit tejkaloi për herë të parë 10,000 m3. Ky trend vazhdoi për 20 vitet në vazhdim. Deri në vitin 2017, zona e magazinimit kishte arritur përafërsisht 200,000 m3.

Në vitin 2001 erdhi zgjerimi i prodhimit me fabrikën në Kinë.

Kam filluar të prodhohem në Kinë që nga viti 2001. Zyrat dhe ndërtesa e prodhimit mbulojnë një sipërfaqe që tejkalon 120,000 m². Fabrika EGLO në Kinë ka më shumë se 1,100 punonjës gjë që më bën shumë krenare dhe të motivuar.

Në 2006-tën u hodha drejt të ardhmes duke përqafuar LED.

Bota e dritës karakterizohet nga më shumë sesa tendenca vizuale. Unë jam përherë e motivuar të vazhdoj me zhvillimet më të fundit teknike. Në këtë mënyrë, në vitin 2006, unë fillova udhëtimin tim në teknologjinë LED.

Sot, pothuajse e gjithë bota ime përbëhet nga ndriçues LED me jetë të gjatë dhe kursim energjie.

Në 2016-ën u hodha me gëzim drejt ndriçimit “Smart”.

Në 2007-ën, Steve Jobs prezantoi iPhone -in e parë. Që nga ai moment, Smartphone-i filloi përparimin e tij triumfues. Dhe tani, është mision më vete që shtëpia e gjithësecilit të jetë gjithashtu “Smart”. Kohët evoluojnë, dhe ne evoluojmë me to. Kjo është arsyeja pse akoma po punoj për zgjidhjen më perfekte të së ardhmes, në mënyrë që ndriçimi të jetë i kontrollueshëm me lehtësi, në shtëpinë tuaj dhe jo vetëm! Shpejt dhe me lehtësi, gjithmonë duke përdorur pajisjet tuaja inteligjente!

Në 2017-ën krijova Uzinën e parë prodhuese në Indi!

Kam prodhuar ndriçim në Kinë dhe Hungari për shumë vite deri në këtë moment të ndalur në kohë, ndaj arritja e rradhës përsa i përket aftësive prodhuese ishte hapja e uzinës në Indi. Pas përgatitjes së plotë, produkti i parë EGLO u prodhua në Indi në 2017-ën.

Dhe ja ku vjen momenti i shumëpritur, në 2019-ën unë, Eglo e vogël, pas një rrugëtimi të gjatë emocionues, festova 50 vjetorin tim. Me zjarr në zemër për vazhdimin, e ndjej sikur këto 50 vite të kenë qënë vetëm 5!

Mendo globalisht, vepro lokalisht!

Asnjë kompani nuk e kupton këtë filozofi më mirë se Grupi im EGLO, me sa krenari e them Grupi im, sepse tashmë jam: me seli në Pill, Austri, me mbi 70 kompani në mbarë botën, prodhoj më shumë se 80,000 ndriçues në ditë, dhe kam fabrika në Hungari, Kinë dhe Indi.

… dhe akoma jam shumë e etur të rritem!

Në 2021 – Logjistika ime merr krahë me magazinën e 4-t në Gejrmani.

Pikërisht se s’mund të ndalem, si pjesë e zhvillimit tim të vazhdueshëm, në mënyrë që grupi im të punojë i qetë, kam siguruar këtë vit rrjetin më të mirë logjistik, atë europian.

Shtimi i një magazine të katërt qendrore në Magdeburg, Gjermani, më ka dhënë krahë!

Kjo magazinë e re ka një hapësirë ​​për përafërsisht 76,000 paleta, dhe ka mbi 150 persona të punësuar.

Rrugëtimi im vazhdon, sepse unë jam Eglo dhe po ndriçoj botën!

Unë, ajo Eglo e vogël, jam rritur gjithmonë duke bërë rolin e prindit të madh, atë që babai im më ka nginjur. Me dëshirën dhe ëndrrën e madhe që bota e ndriçimit të udhëhiqet nga ne.

Jam rritur përherë me dëshirën për të qenë lider dhe shëmbulli më i mirë.

Jam rritur me punë të përditshme, me besimin e secilit shpirt që ndriçohet nga unë.

Unë ju dua më të mirën, prandaj dhe punoj fort për ju. Ju premtoj që nën shijen e ndriçimit tim do jetojmë bashkë mrekullisht, sot dhe nesër.

Unë udhëtoj kudo në botë, me shpejtësinë e dritës, për ty!

Të Sugjeruara

Më Tepër

Teoren Shpk, sot është padyshim një nga kompanitë më të medha për ofrimin e

Më Tepër

Ju ndoshta keni vënë re se disa produkte ndikojnë në lëkurën dhe flokët tuaj,

Më Tepër

Në hapësirë apo në tokë,uji është fillimi i gjithçkaje! E nëse do të flisnim

Më Tepër

Poblemet e ujit të rëndë (me permbajte minerale mbi normen ) mund të jenë

Më Tepër

Tre mënyra për ndriçim perfekt. A e dini atë ndjenjë kur shtriheni në divan

Më Tepër

Të padukshme, të fuqishme, universale. Elektricitet. Sidoqoftë, ndonjëherë, kjo formë e energjisë mund të

Më Tepër

Ndriçimi është kthyer në prioritetin kryesor konkurrues për njësitë mikpritëse dhe turistike, sepse është

Më Tepër

Ndriçimi është faktori më i rëndësishëm në një ambjent profesional sepse lidhet në mënyrë

Më Tepër

Hapësirat që konsiderohen të jashtme janë të shumta, pikërisht për këtë ne si EGLO