Profesionistet e Ndricimit | Eglo në sektorin e hoteleri turizmit; ilustrim me imazhe Hotel Murrizi.

Eglo në sektorin e hoteleri turizmit; ilustrim me imazhe Hotel Murrizi.

Eglo në sektorin e hoteleri turizmit; ilustrim me imazhe Hotel Murrizi.
Të shkëlqesh me Eglo!
Bota ku zgjedhim të ndryshojmë frekuencën e së përditshmes për të ndalur pak ritmin, ka një rëndësi të paçmueshme. Pikërisht për këtë fakt vendi ku shkojmë për të pushuar duhet të jetë i pajisur me gjithë elementet e duhur për të na ofruar atë që mendja jonë është përgatitur të gjejë, duke perceptuar dhe shijuar në këtë formë pushimin e saj.
Po përse është kaq e rëndesishme psikologjia e ndriçimit në sektorin e hotelerisë dhe turizmit në përgjithësi?
Kur mysafirët hyjnë në hotel, ata nuk mund të dallojnë domosdoshmërisht artin dhe shkencën e saktë të ndriçimit të tij. Një llambadar apo ndriçues i pazakontë ose i një vlere të konsiderueshme mund të tërheqë vëmendjen e tyre, por kaq. Zgjedhja e ndriçimit të duhur tingëllon si një punë e lehtë, si punë e një stilisti që mund ta bëni edhe vetë ju, e megjithatë, nuk ju shkon kurrësesi në mendje që puna më e mirë në këtë sektor është shpesh e padukshme por thjesht e perceptueshme nga shqisat e atyre që do të pushojnë aty.
Vizitorët mund të mos e shohin të gjithë punën që keni bërë, por ata do të dinë se si hoteli i bën ata të ndjehen. Dhe a nuk është vetëm kjo gjëja më e rëndësishme në fund të fundit?
A e dini se çfarë roli luan ndriçimi në dizenjimin e jashtëm dhe të bëndshëm të hotelit?
Qëllimi i ndriçimit në një projekt mikpritjeje mund të ndahet në disa kategori kryesore:

https://youtu.be/Guftd-Lcal

1. Menaxhimi i ngjyrave
Skema e përgjithshme e ngjyrave të një holli, ambjenti i relaksit apo dhomat e hotelit mund të krijojnë gjëndje shpirtërore të dallueshme, gjëndje të cilën ndriçimi mund ta theksojë ose ta zvogëlojë.
Drita e diellit, megjithëse duket e verdhë, në të vërtetë ka sasi të lartë të dritës blu në përbërjen e saj të përgjithshme. Kjo dritë blu ul prodhimin e hormonit melatonin i cili na ndihmon të flemë.
Ndaj në të tilla ambjente që janë tempuj të pushimit duhet sa më dritë e qetë dhe e këndshme, por pa I hequr kurrësesi magjinë e shkëlqimit të bukur dhe magjik. Me anën e ndriçimit të duhur ju i përshtateni çdo ambjenti në mënyrën e duhur duke ju afruar qëllimit kryesor, transparencës, pastërtisë dhe relaksit.
Burimet LED gjithashtu kanë shumë dritë blu, kështu që ndërsa është më pak e kushtueshme për të vepruar, shton vlerën e komoditetit të mysafirëve tuaj.
Tonet e ngrohta të ndriçimit janë më të mirat për të ndihmuar mysafirët të bëjnë një gjumë të mirë gjatë netëve. Një përzierje e toneve të ngrohta dhe të ftohta sjellin thellësi në dritare ndërsa imitojnë dritën e ditës, ndërsa format e lakuara sigurojnë iluzionin e thellësisë, duke ndihmuar që syri të relaksohet.
Për më tepër, një spektër specifik i dritës përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje për të shkaktuar relaksim dhe zgjim natyral.

2. Ndriçimi i drejtuar
Kur mysafirët hyjnë për herë të parë në hollin tuaj, do dëshironit që tryeza e pritjes të jetë e ndriçuar dhe me shkëlqim. Do të tërheqë syrin, dhe aty mund të vendosni çfarë do donit të vinit në evidencë duke u sinjalizuar instiktivisht mysafirëve se çfarë të bëjnë më tej, në mënyrë që ata të mos kenë nevojë të qëndrojnë rreth e rrotull duke kërkuar të humbur.
Një tryezë e pritjes e ndriçuar mirë, e cila duhet të jetë pika kryesore e hollit, ofron gjithashtu një ndjenjë ngrohtësie dhe mikpritjeje. Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke marrë parasysh se shumica e mysafirëve do të jenë të lodhur ose me vonesë duke dashur pushim të menjëhershëm.
Ndriçimi delikat gjithashtu mund të nxjerrë në pah butësisht zonat e uljes, duke siguruar një tjetër pushim për udhëtarin e lodhur. Në ato zona, ndriçimi i ngrohtë dhe indirekt krijon një atmosferë relaksuese.
Në një korridor, ai mund të nxjerrë në pah një bust ose një pikturë. Në një dhomë hoteli, ajo mund të ndriçojë pak një cep kafeje, duke krijuar një ndjenjë komoditeti duke treguar komodinën apo shtratin… etj.

3. Ndriçimi funksional në projektin e brendshëm të hotelit
Çdo dritë mund t’ju ndihmojë të shihni. Në dizajnin e brendshëm të hotelit, kërkesat janë pak më specifike. Ekzistojnë shtatë lloje ndriçimi tek të cilët mund të bëni referencë:
– Ndriçimi i përgjithshëm i ambientit për dhomën dhe tualentin – siguron jo vetëm dukshmëri, por gjithashtu vendos gjendjen shpirtërore në vendin e duhur
– Ndriçimi i duhur për të lexuar në shtrat ose për të punuar në tryezë – mund të jetë ndriçim tryeze ose ballor
– Ndriçimi i pasqyrave – mund të jenë llamba rreth pasqyrës ose një ndriçim më I madh mbi të
– Ndriçimi i sipërm në zonën e tualetit – një dritë e ngrohtë dhe jo e ndritshme i ndihmon mysafirët të qëndrojnë të sigurt
– Ndriçimi i theksuar – megjithëse shton dukshmërinë, qëllimi i tij kryesor është krijimi i atmosferës
– Ndriçimi i dollapit – mund të realizohet me ndriçim brenda ose thjesht jashtë, por që tregon nga brenda dollapit
– Drita delikate gjatë natës – të ftuarit tuaj janë në një mjedis të panjohur, i cili, ndryshe nga kur janë në shtëpi, ata nuk mund të lundrojnë me sytë e mbyllur. Një dritë e butë nën tavolina, nën shtrat dhe / ose përgjatë mureve mund t’i ndihmojë ata të gjejnë rrugën e tyre pa pasur nevojë të ndezin dritat më të ashpra përgjatë natës. Gjithashtu krijon ndejsinë e të qenit të sigurt në shtëpi.

4. Hapësira
Një ndriçim i duhur mund të bëjë një hapësirë që duket më bukur se sa është në të vërtetë. Kjo është veçanërisht e përdorur për biznesin ose hotelet me buxhet: hapësira e lirë maksimizohet për dobinë që ndriçimi ka. Nëse zgjidhja e dukshme është shtimi i dritave, ka dy fakte që automatikisht duhen marrë në konsideratë:
• Mungesa e hapësirës së lirë – Shmangni llambat e dyshemesë dhe llambat e tavolinës nëse hapësira është e ngushtë
• Zgjedhja e ngjyrës së dritës – Në mënyrë që një dhomë të ndihet sa më e gjerë dhe e ajrosur, drita duhet të jetë më afër dritës natyrore. Drita artificiale e bën një hapësirë të duket edhe më e ngushtë.
Për t’ju ilustruar sa më mire të gjitha të lart-përmendurat, I gjejmë të veshtura më së miri në ilustrimin e fotove që shihni nga Hotel Murrizi.
Faleminderit Hotel Murrizi që na zgjodhët!

Të Sugjeruara

Më Tepër

Bartenbach, një nga emrat më të njohur në fushën e ndriçimit arkitektonik, ndërthur artin

Më Tepër

Risitë dhe ofertat më të fundit u prezantuan nga Ecosoft Albania në panairin “Tirana

Më Tepër

Bartenbach, tani pjesë integrale e Eglo-s, ka krijuar një reputacion të shkëlqyer për krijimin

Më Tepër

Epoka elektronike në të cilën ne jetojmë aktualisht, ka ofruar avantazhe të jashtëzakonshme për

Më Tepër

Asnjë tjetër nuk e di më mirë se Eglo, rëndësinë e të pasurit një

Më Tepër

Menaxhimi i një brand-i ndërkombëtar në një treg specifik sikurse Shqipëria, nuk është një

Më Tepër

Shitja online është padyshim një nga aspektet më të rëndësishme të të gjithë procesit

Më Tepër

Aplikimi teknik i filtrave të ujit shpesh neglizhohet si tematikë për shkak të natyrës

Më Tepër

Ecosoft krenohet me një ekip profesionistësh të përkushtuar që menaxhojnë të gjitha aktivitetet e