• Cili është mendimi juaj në lidhje me emocionin që provokon drita e duhur dhe ndriçimi i duhur në një ambient?
– Mendoj që edhe piktura edhe fotografia kanë në bazë dritën. Edhe vetë imazhet që percepton shikimi ynë s’munden pa dritën sepse ajo i shquan ata, dhe e bukura e së gjithës është se shqisat lidhen me njëra tjetrën duke formuar pashmangshmërisht emocionin. Emocioni është më pas gjeneza e çdo përjetimi, kjo edhe falë ndriçimit.
  • A është ndriçimi gjuha më e rëndësishme mes të cilës flasin dhe ndërlidhen shumë fusha në arkitekturë?
– Padyshim që po, një ndriçim i duhur të nxjerr në dritë duke evidentuar bukurinë e një ambienti, sikurse të “fundos” nëse nxjerr në pah të metat e tij.
  • Çfarë cilësish duhet të ketë një dizenjues profesionist? 
– Një profesionist ndriçimi duhet të përdorë ndriçimin si një material konstruksioni, dhe në këtë rrugëtim ai duhet të jetë: i ndjeshëm si një artist, pragmatik sa një dizenjues, dhe kurioz sa një shkencëtar. Rëndësi ka që ai ti përgjigjet pyetjes, çfarë ndjesie do që të transmetosh me anën e hapësirës së krijuar.