Ndriçimi në shtepi, biznes apo zyra; Estetik apo funksional?

Në një ditë normale pune, bëj një shëtitje në mesditën me diell dhe do të përjetosh në mënyrë të drejtpërdrejtë se si ndriçimi mund të ndikojë në efiçencën dhe produktivitetin tënd.

Por përse? Sepse jo vetëm ndriçimi natyral i ditës, por edhe ambjenti edhe bukuria e natyrës ndikojnë tek ne. Këtij deduksioni i shtohet edhe një studim ergonomik i kohëve të fundit, i cili ka në fokus efikasitetin e njerëzve në mjedisin e tyre të shtëpisë apo të punës, e në të cilin tregohet që ky fenomen nuk është vetëm në kokën tënde.

Në fakt, gjysma e njerëzve, në shtëpitë e tyre apo edhe në ambjentet e punës, do të ishin më të lumtur nëse do të kishin ndriçim më të mirë në zyrë apo shtëpi shoqëruar kjo me ambjent të këndshëm dhe dizajn të veçantë të vetë ndriçuesit.

80 përqind të punonjësve të një kompanie të madhe në focus, thanë se për ta ishte e rëndësishme të kishin ndriçim të përshtatshëm në zyrë apo edhe në shtëpitë e tyre.

Por kujdes, nuk duhet të harrojmë se funksionaliteti nuk është e vetmja gjë e rëndësishme… Ajo që syri percepton nga ana estetike, është po ashtu e rëndësishme dhe ndikon pashmangshmërisht në mënyrën se si ndihemi.

Ne si Eglo e dimë mirë rëndësinë e një ndriçimi praktik por edhe estetikisht perfekt duke ju përshtatur çdo lloj ambjenti pune apo shtëpie.

Kombinimi i këtyre të dyjave mund të ndikojë në gjithçka: në mënyrën se si ti merr vendime, në mënyrën se si ndriçimi i duhur ndihmon emocionalisht në proçeset e punës të çdo profesioni, në cilësinë e gjumit të njerëzve përgjatë natës pas një dite të lodhshme, etj.

Dizajni i ndriçimit mund të neglizhohet kur mendon për komoditetin e shtëpisë apo zyrës, por mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin tend, të stafit tënd por edhe të imazhit të kompanisë tënde.

Ne ju ilustrojmë me shembuj se si estetika dhe funksionaliteti përputhen tek produktet Eglo në mënyrën më perfekte të mundshme, ndaj shfletoni në Koleksionin 2021 për gjithë varietetin e produkteve tona.

Të Sugjeruara

Më Tepër

Teoren Shpk, sot është padyshim një nga kompanitë më të medha për ofrimin e

Më Tepër

Ju ndoshta keni vënë re se disa produkte ndikojnë në lëkurën dhe flokët tuaj,

Më Tepër

Në hapësirë apo në tokë,uji është fillimi i gjithçkaje! E nëse do të flisnim

Më Tepër

Poblemet e ujit të rëndë (me permbajte minerale mbi normen ) mund të jenë

Më Tepër

Tre mënyra për ndriçim perfekt. A e dini atë ndjenjë kur shtriheni në divan

Më Tepër

Të padukshme, të fuqishme, universale. Elektricitet. Sidoqoftë, ndonjëherë, kjo formë e energjisë mund të

Më Tepër

Ndriçimi është kthyer në prioritetin kryesor konkurrues për njësitë mikpritëse dhe turistike, sepse është

Më Tepër

Ndriçimi është faktori më i rëndësishëm në një ambjent profesional sepse lidhet në mënyrë

Më Tepër

Hapësirat që konsiderohen të jashtme janë të shumta, pikërisht për këtë ne si EGLO