Kujdesi përtej biznesit: Iniciativa e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit nga Teoren!

Teoren Shpk, sot është padyshim një nga kompanitë më të medha për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve si familjeve ashtu edhe bizneseve. Kjo falë produkteve të cilësisë së parë, risive dhe punës së palodhur ndër vite. Megjithatë, nëse ka një element kyç që ka vendosur themele të forta në këtë kompani, ai është pikërisht orientimi i Teoren ndaj punonjësve, grupeve të ndryshme në nevojë dhe përgjegjësisë sociale në tërësi.

Në një shoqëri ku bizneset sapo kanë filluar t’i japin prioritet përgjegjësisë që kanë ndaj mirëqenies së punonjësve, Teoren e ka patur gjithnjë pjesë integrale të zhvillimit të aktivitetit të tij.

Ashtu siç tashmë ndodh prej vitesh në këtë kompani, edhe këtë vit, Teoren dhe stafi i është bashkuar fushatës globale së ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit gjatë muajit tetor.

Tetori rozë: Pse ky muaj është kaq i rëndësishëm?

Kanceri i gjirit është më i shpeshti në gjithë botën, duke tejkaluar madje edhe kancerin e mushkërive për herë të parë në vitin 2020.

Në vendet më pak të zhvilluara, kanceri i gjirit është shkaku kryesor i vdekjes te gratë. Arsyeja më e rëndësishme pse ndodh kjo është pikërisht mungesa e ndërgjegjësimit për të bërë kontrolle rutinë dhe për ta zbuluar sëmundjen që në fazat e hershme të saj.

Rëndësia e kësaj fushate qëndron në potencialin që ka për të shpëtuar jetë, për të kuruar në kohë dhe për të qenë më pranë njëri-tjetrit. Përmes edukimit të duhur dhe ndërgjegjësimit për rëndësinë e kontrolleve rutinë, mund të shpëtohen shumë jetë njerëzish.

Çfarë thonë shifrat dhe si është ecuria e kancerit të gjirit ndër vite?

A e dini se në vitin 2020, rreth 2.3 milionë gra në gjithë botën u diagnostikuan me kancer gjiri? 685,000 prej tyre humbën jetën.

Që nga viti 2008, incidenca e kancerit të gjirit në mbarë botën është rritur me më shumë se 20%. Vdekshmëria është rritur me 14%.

Statistikat tregojnë jetëgjatësia e pacienteve të konstatuar me kancerin e gjirit është shumë herë më e lartë kur sëmundja zbulohet në fazat e hershme të saj.

Gjatë gjithë jetës, 1 në 8 gra diagnostikohet me kancer gjiri.

Në pamje të parë, këto shifra janë thjesht statistika, por në të vërtetë, çdo numër është një nënë, një motër, një shoqe, një vajzë, një grua, një njeri! Për këtë arsye, gjatë muajit tetor, Teoren u përqendrua tërësisht te shëndeti i grave dhe vajzave.

Ja si dukej tetori ~rozë~ në Teoren!

Prej vitesh Teoren ka zhvilluar një kulturë pune të orientuar drejt sigurisë dhe shëndetit të stafit të saj. Kompania e ka demonstruar vazhdimisht përkushtimin që ka ndaj këtij parimi, përmes iniciativave të ndryshme që synojnë të nxisin shëndetin fizik dhe mendor.

Përgjatë gjithë muajit tetor:

  • Të gjitha gratë që janë pjesë e stafit të Teoren i janë nënshtruar disa prej kontrolleve më të rëndësishme shëndetësore për konstatimin e kësaj sëmundjeje.
  • Rezultat e kontrolleve janë ndjekur nga konsulta të mëtejshme për të analizuar përgjigjet dhe hapat e radhës, në ato raste ku kjo ishte e nevojshme

Teoren ka bashkëpunuar me profesionistë dhe klinika të njohura mjekësore për të siguruar informacione të përditësuara dhe rezultate të sigurta e të besueshme!

Nisma e Teoren Shpk nuk ka të bëjë vetëm me kompaninë dhe stafin brenda saj, por me të gjithë ne. Nëse kjo fushatë inkurajon të paktën një grua për të kryer kontrollet rutinë shëndetësore, atëherë synimi I Teoren dhe i yni nëpërmjet këtij artikulli është arritur edhe për këtë vit dhe na inspiron të vazhdojmë më tej në nisma të tilla.

“Tetori rozë” është çdo vit në fokusin e Teoren, si një periudhë kulminante për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit. Shëndeti ynë është më i rëndësishmi, prandaj bëjmë mirë të mos e nënvlerësojmë dhe të mos e marrim atë për të mirëqenë, është një prej thirrjeve të tyre më të rëndësishme!

Ndonjëherë veprimet e vogla mund të kenë ndikimin më të madh, prandaj çdo fjalë, çdo thirrje për reflektim dhe vizita rutinë është e vlefshme. Mesazhi i kompanisë është i qartë: Shëndeti, kujdesi ndaj vetes dhe mirëqenia nuk janë thjesht fjalë që tingëllojnë bukur në një korporatë, por një mënyrë jetese dhe një siguri për një të ardhme më të mirë.

Përtej të qenit një organizatë, Teoren është së pari një komunitet që njeh forcën e mbështetjes dhe rëndësinë e çdo individi, ku çdo punonjës nuk është thjesht një numër në listë – pagesë por një pjestar i rëndësishëm në këtë familje të madhe ku shëndeti dhe siguria e jetës janë parësore përpara çdo objektivi biznesi.

Ndërsa bashkojmë duart në këtë lëvizje globale, le të kujtojmë se ndërgjegjësimi dhe veprimi mund të shpëtojnë jetë. Së bashku, qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër kancerit të gjirit, të vendosur për t’i kthyer statistikat në histori mbijetese, qëndrueshmërie dhe shprese!

Të Sugjeruara

Më Tepër

Bartenbach, një nga emrat më të njohur në fushën e ndriçimit arkitektonik, ndërthur artin

Më Tepër

Risitë dhe ofertat më të fundit u prezantuan nga Ecosoft Albania në panairin “Tirana

Më Tepër

Bartenbach, tani pjesë integrale e Eglo-s, ka krijuar një reputacion të shkëlqyer për krijimin

Më Tepër

Epoka elektronike në të cilën ne jetojmë aktualisht, ka ofruar avantazhe të jashtëzakonshme për

Më Tepër

Asnjë tjetër nuk e di më mirë se Eglo, rëndësinë e të pasurit një

Më Tepër

Menaxhimi i një brand-i ndërkombëtar në një treg specifik sikurse Shqipëria, nuk është një

Më Tepër

Shitja online është padyshim një nga aspektet më të rëndësishme të të gjithë procesit

Më Tepër

Aplikimi teknik i filtrave të ujit shpesh neglizhohet si tematikë për shkak të natyrës

Më Tepër

Ecosoft krenohet me një ekip profesionistësh të përkushtuar që menaxhojnë të gjitha aktivitetet e