Sa shumë e do Eglo vendin tonë?!
Do jua kishte marrë mendja ndonjëherë se ndriçuesit do të kishin emra qytetesh?
Po po, pikërisht kështu! Eglo, për të qënë përherë e më shumë pranë vendeve në të cilët është prezent, dhe falë shumëllojshmërisë së ndriçuesve, ka vendosur emra të ndryshëm qytetesh.
Për Shqipërinë nga gjithë emrat e qyteteve, si më i përshtatshmi u zgjodh çuditërisht për shkak të tingëllimit, Erseka!
Erseka u vesh si emër tek ky ndriçues që shihni të ilustruar në imazhe.
Ndriçuesi Eglo Erseka, i një stili sa futurist po aq edhe praktik, është zgjedhja më e mirë për dekorin tuaj të ndriçimit nëse doni që t’i jepni një prekje klasike dhe moderne ambjentit tuaj.
Ai vjen me 2 ngjyra, ‘gold’ dhe ‘silver’, duke ju përshtatur më së miri zgjedhjes tuaj, ‘gold’ për ta bërë ambjentin sa më modern por në të njëjtën kohe të ngrohtë, dhe metalik për ti dhënë frymën e transparencës dhe klasikes.
Por, për çfarë ambjentesh mund të jetë i përshtatshëm ky ndriçues thuajse magjik?
Për ambjentin tuaj të ndenjjes, sallonet tuaja, por edhe për ambjente profesionale që si kryefjalë kanë transparencën, cilësinë e shërbimit dhe të shijuarit të një eksperience unike si në soditjen e produkteve, si në shijimin e shërbimeve nga konsumatorët tuaj.
E fundit por jo më pak e rëndësishme, në Shqipëri, ky ndriçues është i lidhur ngushtë me nostalgjinë, sepse ngjan shumë me abazhurët të cilët në të shkuaren i realizonim me anën e librave. Nje punë dore e cila si për shkak të kushteve në të cilat ka qënë Shqipëria, por edhe për shkaqe të tjera të kreativitetit, realizohej aq bukur si kjo formë që ka Eglo Erseka.
Por cili është ky qytet në Shqipëri i cili me emrin e tij ka frymëzuar Eglo-n?
Erseka shtrihet në pjesën juglindore të Shqipërisë, ajo bën pjesë në krahinën malore juglindore të vendit. Erseka është kryeqendra e rrethit të Kolonjës dhe është pozicionuar në brendësi të Pllajës së Kolonjës, e cila ka një lartësi prej rreth 1100 m mbi nivelin e detit, duke e bërë qytetin më të lartë në gjithë Shqipërinë. Mali prej të cilit ky qytet ka marrë edhe emrin është Gramozi. Prej faktit se në Gramoz ka shumë lule të bukura fushe erëmira, zonës ju dha emri Kolonjë, sepse ky lloj parfumi për meshkuj ishte i vetmi që lidhej me erën e mirë në atë kohë. Erseka pra është kryeqendra e rrethit juglindor me erën e mire dhe ndriçuesi fantastik Eglo.
25 Jun, 2021