Vendndodhja

Rruga Muhedin Llagami, Tiranë

Sektori

Ndriçim

Produkti

….

Sfidë e dyfishtë, zgjidhje profesionale: Ndriçimi i hapësirës së FIX!

FIX, një koncept unik dhe me një vendndodhje të lakmuar në qytet, ka investuar shumë për të krijuar një hapësirë që reflekton një kujdes të jashtëzakonshëm për çdo detaj. Për këtë projekt të veçantë, FIX zgjodhi të ishte partner me Eglo Albania – pjesë e Teoren Group – duke besuar në ekspertizën dhe produktet e nivelit të lartë që ofron marka jonë.

Ky projekt është i mbushur me elemente të sofistikuara të interierit që kërkonin një vëmendje të veçantë për t’u disenjuar dhe ndriçuar në mënyrë profesionale. Sfida kryesore ishte të krijohej një sistem ndriçimi që të përmbushte kërkesat e dy funksioneve të kundërta: një hapësirë që funksionon si pikë shitjeje dhe një restorant. Për më tepër, kërkesat për ndriçimin e çdo zone ishin të ndryshme: ndriçimi për zonën e shitjes kërkonte një fluks dritë të lartë, ndërsa për restorantin kërkohej një dritë e qetë, e ngrohtë dhe komode për një atmosferë të rehatshme.

Për të arritur këtë balancë të vështirë, përdorëm një miks të elementeve të ndryshëm të ndriçimit profesional, duke përfshirë:

  • Spote dhe shina për ndriçimin perimetrik dhe uljen e lartësisë së objektit, duke krijuar një hapësirë dinamike dhe të mirë ndriçuar.
  • Ndriçues të personalizuar mbi banak, të cilët ishin funksionalë dhe dekorativë, të përputhur me ngjyrën dhe formën e logos së kompanisë, duke shtuar një prekje estetike dhe unike.
  • Ndriçues profesional laser blade, të disenjuar për ndriçimin e kolonave të trajtuara në stilin “qëmoti”, duke krijuar një efekt të veçantë dhe modern.
  • Elementë të tjerë ndriçimi që, megjithëse të padukshëm fizikisht, ishin thelbësorë për funksionalitetin dhe atmosferën e projektit.

 

Kombinimi i këtyre elementeve të ndriçimit, i përshtatur me nevojat e veçanta të këtij projekti, mundësoi realizimin e konceptit fillestar dhe kontribuoi në krijimin e një hapësire që ka gjithçka: funksionalitet, estetikë dhe cilësi të lartë. Kjo ka rritur vlerën e investimit dhe ka nxjerrë në pah çdo mundim të bërë për të sjellë një projekt kaq unik dhe të veçantë në jetë.