Vendndodhja

Përballë Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Rinas

Sektori

Ndriçim

Produkti

Hotel Airport Tirana

Facebook

Linkedin

Instagram

Twitter

Ndriçimi që i dha një pamje krejt të re Hotel Airport Tirana!

Në kuadër të rinovimit të këtij hoteli, Eglo Albania, pjesë e Teoren Group, ka bashkëpunuar për të ofruar një zgjidhje ndriçimi funksionale dhe estetike për dhomat e akomodimit dhe fasadën e jashtme.

Ndriçimi i dhomave

Kërkesa e investitorit ishte e qartë: produkte cilësore, moderne dhe me dizajn minimalist, të përshtatshme për një mjedis me përdorim të lartë siç janë hotelet.

Për këtë arsye, janë zgjedhur ndriçues me strukturë metalike, të cilët ofrojnë rezistencë të lartë ndaj dëmtimeve, duke siguruar një jetëgjatësi më të madhe dhe mirëmbajtje minimale.

Produktet e përzgjedhura garantojnë një shpërndarje uniforme të dritës, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe komod për vizitorët.


 

Ndriçimi i fasadës

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i këtij projekti ishte ndriçimi i fasadës, ku fokusi kryesor ishte krijimi i një identiteti vizual të dallueshëm dhe modern. Sipas kërkesave të investitorit, është aplikuar një skemë ndriçimi që thekson strukturën arkitekturore të ndërtesës pa e dominuar atë vizualisht.

Drita e bardhë është zgjedhur për të harmonizuar me ngjyrën e fasadës, duke krijuar një efekt të pastër dhe elegant.

Ndriçuesit janë te fshehura brenda strukturës për të vënë në pah vetëm efektin e dritës, duke e bërë fasadën më atraktive dhe lehtësisht të identifikueshme nga distanca.

Ky projekt pasqyron angazhimin e Eglo Albania për të sjellë zgjidhje ndriçimi të avancuara, që kombinojnë dizajnin modern, cilësinë dhe funksionalitetin, duke përmbushur në mënyrë të përsosur kërkesat e hapësirave B2B.