Në hapësirë apo në tokë,uji është fillimi i gjithçkaje! E nëse do të flisnim me gjuhën e NASA-s , vazhdimi i gjithçkaje është “Reverse Osmosis”.
I përdorur fillimisht për të pastruar ujin në anije kozmike, në ditët e sotme sistemi “Reverse Osmosis” është përbërësi kryesor në prodhimin e pijeve.
E kush më mirë sesa gjigandi “Coca-Cola” e di se uji dhe cilësia e tij është faktor kyç në prodhimin e pijeve.
Dy kompanitë, ngritën kështu siparin e një bashkëpunimi afatgjatë në trajtimin e ujit, për të përmbushur nevojat e kompanisë “Coca- Cola – CBS” në Shqipëri, përmes skuadrës Ecosoft.
Por përse “Ecosoft”?
Sepse “Coca-Cola” është lider në fushën e prodhimit të pijeve dhe zgjedh po ashtu të bashkëpunojë me lider që përmbushin standartet e kompanisë mëmë në botë, në përsosjen e produktit.
Kompania “Ecosoft” është e vetmja që përmbush objektivat e një projekti gjigand në trajtimin dhe pastrimin e ujit për kompani për të ofruar ekspertizë të thelluar në trajtimin dhe filtrimin e ujit.
Me ndihmën e një skuadre profesionistësh me në krye Inxhinierë Hidro, përpilimi i një raporti teknik është vetëm finalizimi i një rrugëtimi të gjatë këshillimi që nis nga filtrimi i ujit në Shqipëri apo edhe trajtimi i ujit të pusit, për të vijuar në çdo hallkë ekspertize për nevojat e kompanive apo individëve.
14 Dec, 2020