Profesionistet e Ndricimit | Magjia e spoteve inkaso për kuzhinën tuaj!

Magjia e spoteve inkaso për kuzhinën tuaj!

Magjia e spoteve inkaso për kuzhinën tuaj!

Spotet inkaso janë tashmë trend sipas sugjerimeve të shumë specialistëve në fushën e ndriçimit për një nga ambientet më të rëndësishme të shtëpisë siç është kuzhina.

Një nga favoret e këtyre ndriçuesve është se instalohen lehtë, mjafton vetëm një hapje në tavan në mënyrë që ato të mos dalin fare në relievin e murit apo tavanit duke krijuar kështu një perfeksion estetik.

Veç kësaj këta ndriçues janë të përshtatshëm sipas nevojës që mund të kemi duke ju referuar fuqisë së ndriçimit, dhe specifikisht sa më i madh diametri i ndriçuesit, aq më e madhe fuqia e tij.

Eglo ofron disa lloje diametrash: Ø86, Ø120, Ø170, Ø210 për varietet sa më optimal.

Por, përshtatshmëria e tyre nuk ndalet me kaq!

Për ti dhënë një risi shtesë Eglo është kujdesur që këta ndriçues ti pajisë me një kasë që i dedikohet llojeve të tjera të tavaneve kur nuk disponohet një i tillë prej gipsi dhe ka shumë modele që ilustrojnë më së miri këtë risi si Eglo 99238, Eglo 99243, Eglo 99267 dhe Eglo 99265.

Por cila është ngjyra e dritës së këtij ndriçuesi që i jep kaq hijeshi kuzhinës?

Përsëri Eglo suprizon duke e ofruar dy forma: të ngrohtë 3000 K dhe natyrale 4000 K, ngelet më pas thjesht që të vishet në preferencën tuaj, duke ju ofruar ambjentin e përshtatshëm për artin tuaj në kuzhinë. Dhe për ti shtuar kënaqësinë performancës tonë në skenën e shtëpisë, ndriçimi është super “smooth”.

Pamja moderne është ajo që kërkohet dhe që ofrohet vetëm nga Eglo!

Por jo vetëm kaq, ndërkohë që gjithë llojet e ndriçuesve kanë strukture me trashësi 40mm, Eglo për ta bërë sa më elegante e ofron me “flat design” slim, me trashësinë 28mm. Me një frame nga 21mm që e kanë përgjithësisht ndriçuesit e këtij lloji, Eglo e ka frame vetëm 15mm. Kjo e bën atë të parezistueshëm!

Një tjetër pyetje që haset shpesh nëpër blogje ndriçimi është: çfarë ngjyrash i ofrojmë kasat e këtyre ndriçuesve?

Është shumë e thjeshtë, përsëri për t’ju përshtatur të gjitha nevojave, kemi zgjedhur dy tonet kryesore, të bardhë dhe të zezë. Mes këtyre tonesh, gjithë ngjyrat që do donim ti shtonim dekorit të kuzhinës sonë, do të vallëzonin për bukuri!

Dhe e fundit, por jo për nga rëndësia, këta ndriçues janë të pajisur me kapëse shumë të forta, gjë që i jep atyre qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi maksimale.

Eglo në kuzhinë me spotet inkaso, është fantazi!

Të Sugjeruara

Më Tepër

Risitë dhe ofertat më të fundit u prezantuan nga Ecosoft Albania në panairin “Tirana

Më Tepër

Bartenbach, tani pjesë integrale e Eglo-s, ka krijuar një reputacion të shkëlqyer për krijimin

Më Tepër

Epoka elektronike në të cilën ne jetojmë aktualisht, ka ofruar avantazhe të jashtëzakonshme për

Më Tepër

Asnjë tjetër nuk e di më mirë se Eglo, rëndësinë e të pasurit një

Më Tepër

Menaxhimi i një brand-i ndërkombëtar në një treg specifik sikurse Shqipëria, nuk është një

Më Tepër

Shitja online është padyshim një nga aspektet më të rëndësishme të të gjithë procesit

Më Tepër

Aplikimi teknik i filtrave të ujit shpesh neglizhohet si tematikë për shkak të natyrës

Më Tepër

Ecosoft krenohet me një ekip profesionistësh të përkushtuar që menaxhojnë të gjitha aktivitetet e

Më Tepër

Teoren Shpk, sot është padyshim një nga kompanitë më të medha për ofrimin e