Llampa Led me filament dhe konsumi i energjisë. Çfarë duhet të dimë?

Llampa Led me filament dhe konsumi i energjisë. Çfarë duhet të dimë?

“Profesionistët e ndriçimit” – “Llampa Led me filament dhe konsumi i energjisë. Çfarë duhet të dimë?”

A e dini se si ka lindur Llampa LED?
Do thoni me të drejtë se pak rëndësi ka, për sa kohë është llampa e së tashmes dhe e së ardhmes… por është kurioz fakti se zanafilla ka qëne llampa e thjeshtë, ajo me filament që e kemi përdorur për vite e vite me rradhë.
Por çfarë ndryshimi ka llampa led, veç llojit të dritës dhe ndriçimit që bën?
Llampa LED kursen, sepse për një watt të shpenzuar, një llampë led jep dritë 8 herë më shumë duke na dhënë një efiçencë shumë më të lartë.

Por le të bëjmë një retrospektivë dhe të shohim historikun e llampës. Ju kujtohen momente nga fëmijëria, që sa herë digjej ndonjë llampë në shtëpi, (gjë që ndodhte relativisht shpesh) prindërit shkonin blinin një tjetër në dyqanin më të afërt për ta ndërruar. Llampat shiteshin edhe tek dyqani ushqimor i lagjes, pikërisht prej kërkesës së shpeshtë për to. Ishte kurioz madje fakti, që për të testuar nëse llampa ishte e djegur, e tundnim, dhe nëse degjonim një zhurmë të vogel, kuptonin që filamenti ishte këputur duke djegur kështu llampën. Ndërsa tani llampat Led edhe nëse konsumohen, nuk ka pse i tundim sepse nuk është më e njëjta gjë madje nëse është e saktë i prishim punë.
Është pak ironik fakti se gjithmonë s’e kemi kuptuar se realisht një llampë nuk digjet, por thjesht ka amortizuar orët e saj të punës.
Një llampë Led konsumohet edhe në varësi të orëve të punës, por edhe në varësi të fikje-ndezjeve. Pra praktikisht një llampë LED ka 25000 orë pune, 5000 fikje-ndezje duke i dhënë mesatarisht një garanci 5 vjeçare.

Por nga çfarë dallojnë tjetër llampa inkandeshente nga ajo Led?
Nga forma…
Po, sepse llampa inkandeshente ka patur historikisht vetëm një model. Kurse tani, llampat Led ndryshojnë dhe varjojnë jo vetëm në madhësi por edhe në forma të ndryshme të cilat jo vetëm përshtaten me llojet e ndriçuesve por edhe me shijen apo nevojën për to.

Një tjetër gjë për të cilën shquhen llampat Led është ngjyra e ndriçimit. Kur flasim për ngjyrat e ndriçimit hasim tek Eglo këto lloje llampash:
– 1700 K me emrin “Golden Age”
Këto llampa janë me dritë të ngrohtë dhe kryesisht përdoren për ambjente që qëndrojnë të ftohta dhe kanë nevojë të ngrohen me anën e magjisë së ndriçimit. Duke qënë maksimumi 4 watt-she, këto llampa bëjnë çdo ambjent të duket si shtëpi.
– 2200 K me emrin Amber, kjo llampë s’është as e ngrohtë as e ftohtë. Është perfekte për një ndriçues tavoline ose edhe në përgjithësi për lokale dhe restorante që s’kanë ndonjë specifikë të veçantë në arredimin e tyre. Për ambiente ku qëndrimi është më i gjatë në kohë kjo llampë është perfekte sepse max i saj i fuqisë është 4 watt dhe ndriçimi është relaksues por me më shumë Kalvin.
– 2700 K me Filament

Nëse deri tani po flisnim më shumë për relaksin dhe dekorin, tek llampa me filament, hyn në fuqi funksionaliteti. Patjetër që e përfshin dekorin, por në thelb qëndron funksioni. Fuqia për këto llampa është 8 dhe 12 watt dhe nuk kanë shumë varietet sa të parat për dekor, por janë tejet funksionale .

Tashmë kalojmë në zonën e nxehtë të Eglos… jo më kot e kemi lënë ëmbëlsirën për në fund.
Cilat janë risitë që vetëm Eglo i ofron?
BIG SIZE dhe ngjyra të ndryshme të llampave!!!

Përsa i përket ngjyrës së qelqit ju prezantojmë modelet Eglo:
11867, 11872, 11869, 11882, 11884, 11897, 11889, 11686, 11687.

Risia e fundit dhe jo më pak e rëndësishme janë llampat totalisht vetëm për dekor, sepse duke qënë vetëm 2 wattshe, kanë forma dhe madhësi të pabesueshme. Për shembull ju japim llampat e dekorit Eglo: 12584 dhe 12586.

Shihemi deri në temën e rradhës nga profesionistët e ndriçimit.

Të Sugjeruara

Më Tepër

Bartenbach, një nga emrat më të njohur në fushën e ndriçimit arkitektonik, ndërthur artin

Më Tepër

Risitë dhe ofertat më të fundit u prezantuan nga Ecosoft Albania në panairin “Tirana

Më Tepër

Bartenbach, tani pjesë integrale e Eglo-s, ka krijuar një reputacion të shkëlqyer për krijimin

Më Tepër

Epoka elektronike në të cilën ne jetojmë aktualisht, ka ofruar avantazhe të jashtëzakonshme për

Më Tepër

Asnjë tjetër nuk e di më mirë se Eglo, rëndësinë e të pasurit një

Më Tepër

Menaxhimi i një brand-i ndërkombëtar në një treg specifik sikurse Shqipëria, nuk është një

Më Tepër

Shitja online është padyshim një nga aspektet më të rëndësishme të të gjithë procesit

Më Tepër

Aplikimi teknik i filtrave të ujit shpesh neglizhohet si tematikë për shkak të natyrës

Më Tepër

Ecosoft krenohet me një ekip profesionistësh të përkushtuar që menaxhojnë të gjitha aktivitetet e