Profesionistët e ndriçimit

Profesionistët e ndriçimit

Plejada e Ndriçuesve – Muza e frymëzimit për modelet e katalogut Eglo 2022!

Sfida e një skuadre profesionistësh ndriçimi për të shkëlqyer përherë e më shumë, është diçka aq sa motivuese, edhe e vështirë. Pikërisht kjo sfidë e madhe bën projektimin e këtyre “pishtarëve” mision më vete për të ngrohur shpirtin dhe sytë e mijëra njerëzve anembanë globit dhe në të njëjtën kohë zgjidhje për të gjithë ata profesionistë të cilët kanë nevojë për shumëllojshmëri në kreativitetin e tyre artistik dhe praktik. Eglo ndan me ne logjikën se ku është bazuar Eglo për katalogun e vitit 2022!

Kryesisht në këtë rrugëtim fantastik preken 3 llojet më përfaqësuese të këtij katallogu:

  • “Eglo Tred Highligts” – I cili ilustron shumicën e llojeve të ndriçuesve
  • “Stars of Light” – I cili përfaqëson modelet më të shndritshme dhe më të bukura ndonjëherë
  • “Vintage” – I cili na sjell retrospektivën me sytë nga e ardhmja

Por le të fillojmë pa humbur kohë me të parën…

Eglo Tred Highligts

Ekipi i projektimit të EGLO është ndikuar edhe një herë nga mega-trendet aktuale si burim frymëzimi për sezonin 2021/22. Risi janë përdorimi i formave dhe ngjyrave për produktet e reja, zgjedhja e materialeve cilësore dhe të veçanta, si edhe estetika e përgjithshme, fakt që harmonizon në mënyrë të përkryer këto tendenca, ato bashkëkohore dhe tendencat e rralla të jetesës në të ardhmen.

Çfarë shihet si e veçantë kësaj here? Minimalizmi!

Po po, minimalizmi dhe përdorimi gjithnjë e më popullor i materialeve dhe ngjyrave të tilla si bronxi dhe tonalitetet e tokës, të cilat kanë patur një ndikim veçanërisht të theksuar në dizajnet e ndriçuesve të këtij sezoni.

MINIMALIZMI?! – Arti i “të rënit në sy” me pak, një reduktim i ndërgjegjshëm i formave dhe ngjyrave, është pasqyruar në tonet e të gjithë këtyre ndriçuesve. Forma të qarta dhe të thjeshta me ngjyra të qeta kombinohen shumë thjesht duke krijuar një qetësi atmosfere, në përputhje me maksimumin e paradoksit aq bukur të cituar me – “më pak është më shumë”.

Tonet e ngrohta gri dhe elementet timbruese i japin dhomës një prekje të veçantë mikpritjeje, duke shtuar në këtë mënyrë pikat kryesore atmosferike dhe njëkohësisht duke ofruar një skenë harmonike për të gjitha hapësirat tuaja të jetesës. E gjithë kjo orkestër e bën magjinë të pa rrezikuar nga asnjë shpërqëndrim i mundshëm.

Trendi i “Tunxhit” – Tunxhi, kaq popullor në vitet ’50 dhe 60-të, aktualisht po shijon një valë të re popullariteti. Kombinuar kjo me materiale të tjera që krijojnë kontrast mes tyre, nuanca metalike shkëlqyese, e bën bronxin të sjellë një prekje luksi në hapësirat e banimit pa u dukur kurrësesi i modës së vjetër.

Eglo ka përfshirë përdorimin e materialeve me cilësi shumë të lartë në modelet e saj të reja të ndriçimit duke e kombinuar me materiale të tjera të ndryshme për të krijuar jo vetëm dizajne shumë tërheqëse për syrin, por njëkohësisht modele moderne të cilat mund të jenë të shumëllojshme për nga përqasja, që nga ato urbane në ato klasike dhe minimaliste.

Tonalitetet e ngrohta të tokës – Trendi shumë popullor “Të kthehemi tek natyra dhe ta mbrojmë atë” – ka mbërritur edhe në Eglo duke sjellë ndikimin e saj me një ndryshim thelbësor në fushën e dizajnit.

Gjithmonë e më shumë njerëz, vitet e fundit kanë filluar të ndërgjegjësohen duke ju kthyer shoqatave për mbrojtjen e natyrës. Pikërisht në këtë drejtim, Eglo ka përdorur materiale sa më paqësore me natyrën, duke na paralajmëruar në këtë mënyrë për ngjyrat e përfshira në këto modele. Ngjyrat mbizotëruese janë ajo kafe dhe e zezë. Ngjyra kafe në të gjitha aspektet që mund të propozohet, ngelet e bukur, çiftëzohet në mënyrë tipike me pothuajse çdo ngjyrë tjetër, kjo edhe falë toneve të ndryshme prej dheu. Kjo ngjyrë gjithashtu jo vetëm u jep hapësirave tona të jetesës një prekje të rallë të natyrës, por edhe përcjell një ndjenjë ngrohtësie dhe rehatie. Duke kombinuar trendet më të njohura të ngjyrave të këtij viti me elementet e drurit dhe të bronxit, Eglo ndihmon që produktet të theksojnë look-un e tyre interesant që përfaqësohet në katalogun e këtij viti.

“Stars of Light” është ajo me të cilën Eglo shkëlqen!

Dizajnet më fine dhe më intriguese janë ato të cilat shfaqin gjithë bukurinë e reflektimit të dritës në modele të cilat mahnisin me përshfaqjen e tyre.

Materialet e çmuara kombinohen duke krijuar dizajne të përsosura: shkëlqyese, vezulluese, elegante dhe delikate, duke krijuar në këtë formë gjithmonë një stil të përkryer dhe harmonik.

Karakteristikat e lezetshme dhe emocionuese të dizajnit industrial këtë vit priren përsëri drejt minimalizmit, formave elegante të cilat i përshtaten një shtëpie në harmoni me natyrën, ndërsa kristalet elegante dhe tekstilet cilësore shtojnë hare dhe madhështi shumëplanëshe.

Efekti i përgjithshëm e bën ambientin tuaj ekskluziv duke ju referuar përditshmërisë, dhe gjithashtu duke garantuar përshtypje të pacënuar në çdo rast që paraqitet.

Vintage

Vintazhi, stili universal më popullor dhe më i famshëm i dizajnit të interierit ka pajisur shtëpitë e klientëve tanë për vite me rradhë tashmë, dhe vazhdon të përshfaqë diversitet tejet tërheqës duke projektuar dhe në të njëjtën kohë duke reflektuar sharmin e dekadave të shkuara. Eglo ka gjetur frymëzim shumë të veçantë nga e shkuara në dizenjimin e ndriçuesve të saj, duke i lejuar klientëve të shtojnë pak karakter dhe personalitet ekstra në shtëpitë e tyre me disa manovra ndriçimi.

Trendet e dizajnit të interierit janë aq të pasura dhe të ndryshme sa edhe vetë jeta, ndaj dhe trendet e reja janë të rizbuluara dhe ri-interpretuara çdo vit, përsëri dhe përsëri. Në të njëjtën kohë, trende dhe stile të reja zbulohen dhe krijohen çdo ditë nga skuadra magjike e Eglo duke kombinuar dhe rikombinuar materiale dhe dizajne të ndryshme. Të gjithë këtë shumëllojshmëri e reflekton më së miri katalogu Eglo 2022. Eglo “Trend & Vintage” – i bërë kaq popullor së fundmi, njihet tashmë me emrin “Trend and Style” edhe pse përfaqëson hije të së shkuarës.

Është pak po e sigurtë që këtë vit do të jetojmë nën shijen e Eglos, me gjithë magjinë dhe emocionin e dritave që i jep shpirtit tonë dhe me gjithë paqen që dizajnet e reja do ti falin syve tanë…

<Kuriozitet në mbështetje të kauzës së Eglo>

Përqasja me natyrën… Çfarë është një pyll?

Një pyll është një oaz paqësor, mushkëritë e gjelbra të botës në të cilën jetojmë, dhe një shesh lojërash aventureske për fëmijët e të gjitha moshave!

Këshilli i Administrimit të Pyjeve® (FSC®) – është një organizatë globale, jofitimprurëse kushtuar promovimit të menaxhimit të përgjegjshëm të pyjeve në mbarë botën. FSC® përcakton standardet për menaxhimin e përgjegjshëm të pyjeve në përputhje me parimet e vendosura që zhvillohen dhe mbështeten nga palët e interesuara të mjedisit, sferat sociale dhe ekonomike.

Për më shumë informacion, ju lutemi shikoni www.fsc.org.

KATALOGU DIGITAL

Këtë vit Eglo po bën hapin e rradhës, po ju ofron para jush katalogun e disponueshëm në internet,

duke përfshirë shumë informacione dhe veçori shtesë. Përveç kërkimit dhe funksioneve të filtrimit, katalogu online përfshin foto të produkteve, video dhe informacione shtesë.

Mund ti “hidhini një sy” tek:  https://catalogue.eglo.com

 

Të Sugjeruara

Më Tepër

Bartenbach, një nga emrat më të njohur në fushën e ndriçimit arkitektonik, ndërthur artin

Më Tepër

Risitë dhe ofertat më të fundit u prezantuan nga Ecosoft Albania në panairin “Tirana

Më Tepër

Bartenbach, tani pjesë integrale e Eglo-s, ka krijuar një reputacion të shkëlqyer për krijimin

Më Tepër

Epoka elektronike në të cilën ne jetojmë aktualisht, ka ofruar avantazhe të jashtëzakonshme për

Më Tepër

Asnjë tjetër nuk e di më mirë se Eglo, rëndësinë e të pasurit një

Më Tepër

Menaxhimi i një brand-i ndërkombëtar në një treg specifik sikurse Shqipëria, nuk është një

Më Tepër

Shitja online është padyshim një nga aspektet më të rëndësishme të të gjithë procesit

Më Tepër

Aplikimi teknik i filtrave të ujit shpesh neglizhohet si tematikë për shkak të natyrës

Më Tepër

Ecosoft krenohet me një ekip profesionistësh të përkushtuar që menaxhojnë të gjitha aktivitetet e