Teoren – 20 vite suksesi, 20 vite përkushtim!

Nisi si një biznes familjar, por u kthye në një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri!

Fillimet modeste të Teoren datojnë në vitin 1994, në Laç, në një kohë kur njerëzit kishin filluar të ndërtonin shtëpitë e para private. Themeluesi Aristotel Çelo, duke paraprirë nevojën në rritje të tregut, solli pranë klientëve materiale elektrike.

Më pas, në vitin 1997, veprimtaria u zhvendos në qytetin e Durrësit, ku përveç materialeve elektrike u shtuan edhe ato hidraulike e hidrosanitare.

Në këtë udhëtim, djemtë e tij, Oresti dhe Endri, edhe pse në moshën e rinisë, kanë dhënë një ndihmesë të madhe për ta çuar biznesin e të atit përpara. Përpjekjet disavjeçare drejt një ëndrre të guximshme, morën formë në vitin 2005, kur Çelo krijoi kompaninë Teoren – një emër që do të bëhej sinonim i cilësisë dhe besueshmërisë.

Pas dy dekadash të suksesshme në treg, kjo kompani numëron mbi 60 marka të njohura, si Eglo, Ecosoft, TWT-Europe, Ceramica Dolomite, VitrA, Onsi Plast, dhe shumë të tjera. Çdo markë sjell produkte të standardeve më të larta, nga ndriçimi deri te filtrat e ujit, të krijuara për t’u përshtatur me çdo nevojë të klientëve. Madje, disa prej tyre janë “përqafuar” me aq shumë dashuri nga këta të fundit, sa u bë i domosdoshëm zgjerimi i aktivitetit në Tiranë, Durrës, por edhe jashtë Shqipërisë, në Kosovë e Maqedoni.

Duhet theksuar se, pas gjithë këtyre arritjeve, qëndron shpirti i bashkëpunimit që është mishëruar në vlerat e kompanisë. Por Teoren nuk është thjesht një kompani, është një familje e madhe me mbi 200 punonjës, disa prej të cilëve janë pjesë e saj prej më shumë se 15 vitesh. Kjo e bën atë një shembull të stabilitetit, përkushtimit dhe mundësive të krijuara për njerëzit që e ndërtojnë këtë sukses çdo ditë.

Për të shenjuar përvjetorin e 20-të, kompania organizoi një event të veçantë, ku u kremtua puna dhe përkushtimi i çdo individi që ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Festa ishte një kurorëzim i arritjeve dhe një shtysë për të synuar edhe më lartë.

Sot, Teoren mbetet ende një familje e madhe dhe një histori suksesi që vazhdon të shkruhet me pasion, profesionalizëm e vizion për të ardhmen!

Të Sugjeruara

Më Tepër

Kur të rinjtë bashkohen për të sjellë ide të reja, lindin zgjidhje që mund

Më Tepër

Bartenbach, një nga emrat më të njohur në fushën e ndriçimit arkitektonik, ndërthur artin

Më Tepër

Risitë dhe ofertat më të fundit u prezantuan nga Ecosoft Albania në panairin “Tirana

Më Tepër

Bartenbach, tani pjesë integrale e Eglo-s, ka krijuar një reputacion të shkëlqyer për krijimin

Më Tepër

Epoka elektronike në të cilën ne jetojmë aktualisht, ka ofruar avantazhe të jashtëzakonshme për

Më Tepër

Asnjë tjetër nuk e di më mirë se Eglo, rëndësinë e të pasurit një

Më Tepër

Menaxhimi i një brand-i ndërkombëtar në një treg specifik sikurse Shqipëria, nuk është një

Më Tepër

Shitja online është padyshim një nga aspektet më të rëndësishme të të gjithë procesit

Më Tepër

Aplikimi teknik i filtrave të ujit shpesh neglizhohet si tematikë për shkak të natyrës