Vendndodhja

Lagja 1 Vollga, Durrës

Sektori

Ndriçim

Produkti

….

Pantheon Ristorante

Facebook

Linkedin

Instagram

Twitter

Harmoni ndërmjet dritës dhe arkitekturës: Një projekt i realizuar nga Eglo!

Në këtë projekt, marka e njohur për ndriçimin, Eglo Albania, pjesë e Teoren Group, ka pasur si qëllim të reflektojë elegancën dhe finesën karakteristike të stilit italian, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë, mikpritëse dhe të rafinuar. Sfida kryesore ka qenë integrimi i ndriçimit dekorativ në harmoni të plotë me arkitekturën dhe dizajnin e brendshëm, duke ruajtur një estetikë të pastër, funksionale dhe koherente.

 

Për të arritur këtë rezultat, janë përdorur kombinime të ndryshme ndriçimi:

Ndriçues statikë dhe muralë për të krijuar thellësi dhe për të ndriçuar me stil hapësirat vertikale. Këto elemente luajnë një rol kyç në krijimin e një ambienti vizualisht tërheqës.

 

Ndriçues të varur mbi tavolina janë zgjedhur për të ofruar një ndriçim të fokusuar dhe të ngrohtë, i cili përmirëson ndjeshëm përvojën e klientëve gjatë qëndrimit të tyre. Përveç funksionit ndriçues, ata shërbejnë edhe si elementë dizajni, duke sjellë një prekje elegance në hapësirat ku janë vendosur.


 

Ndriçues komodine për një dritë të butë, që kontribuon në një ambient komod dhe mikpritës. Ato janë vendosur në mënyrë strategjike për të shtuar komoditet dhe për të nxjerrë në pah kujdesin ndaj detajeve në dizajnin e përgjithshëm.


 

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe ndriçimit të jashtëm.

Ndriçuesit outdoor janë zgjedhur dhe vendosur për të shërbyer si një element identifikues i objektit nga larg, duke ruajtur një ndriçim të këndshëm për klientët që frekuentojnë ambientet e hapura. Qëllimi kryesor ka qenë krijimi i një atmosfere që të ngjason me një oborr shtëpie – të ngrohtë, mikpritës dhe të kuruar në çdo detaj.

Ky projekt demonstron rëndësinë e ndriçimit si një element kyç në krijimin e një identiteti unik për hapësirat komerciale, duke kombinuar funksionalitetin me estetikën në mënyrë të përkryer.