Vendndodhja

Piramida e Tiranës

Sektori

Ndriçim

Produkti

Shina & Spote magnetike, Flex Light

One Shop Piramida

Facebook

Linkedin

Instagram

Twitter

Kur drita bëhet pjesë e identitetit: Ndriçimi i personalizuar në “showroom”-in e One Albania te Piramida

Bashkëpunimi me korporata si One Albania e çon konceptin e ndriçimit në një dimension krejtësisht të ri, ku dizajni dhe funksionaliteti integrohen për të krijuar një përvojë të jashtëzakonshme vizuale.

Arkitektët ndërkombëtarë që punuan në këtë projekt e kishin konceptuar ndriçimin si një element të pandarë nga dizajni i përgjithshëm, duke sjellë një harmoni të përsosur mes ndriçimit dhe hapësirës së ambienteve.

Për këtë projekt, shumica e produkteve të ndriçimit janë të personalizuara sipas kërkesave specifike, duke reflektuar format, dimensionet dhe detajet unike të dizajnit. Ndriçuesit e tavanit janë integruar në mënyrë perfekte duke krijuar një efekt vizual të njëtrajtshëm dhe koherent.

Sistemi i ndriçimit profesional përfshin:

Shina me spote të fuqishëm dhe të orientueshëm, të cilët sigurojnë ndriçim të përqendruar në zona specifike të “showroom”-it. Këto janë të domosdoshme për hapësira të mëdha me lartësi të konsiderueshme, duke ofruar fleksibilitet maksimal për ndriçimin e pikave kyçe të shërbimit dhe ekspozimit të produkteve.

FLEX LIGHT – ndriçues të prodhuar me porosi ekskluzivisht për këtë projekt. Me forma ovale, harkore dhe gjysmë-hark, ato ndjekin linjat e dizajnit arkitektonik dhe sigurojnë shpërndarje të optimizuar të dritës. Ky lloj ndriçimi është ideal për “showroom”-e të larta, pasi përqendron dritën në zonën e synuar, duke minimizuar shpërndarjen e panevojshme të saj në hapësirë.

Ky projekt u realizua me përpikëri dhe vëmendje në çdo detaj, duke përmbushur në mënyrë perfekte kërkesat e klientit. Sot, jemi krenarë që përfaqësohemi me një zgjidhje ndriçimi kaq dinjitoze, në një prej lokacioneve më ikonike të Tiranës – Piramidën.