Vendndodhja

Kompleksi Lura 2, Gjiri i Lalzit, Durrës

Sektori

Ndriçim

Produkti

….

Mövenpick Hotel

Facebook

Linkedin

Instagram

Twitter

Ndriçim elitar për Mövenpick Hotel nga Eglo!

Mövenpick Hotel, një nga projektet më unike dhe sfiduese në llojin e tij, u realizua me specifikime të panegociueshme nga brandi, duke ndjekur standardet më të larta ndërkombëtare të ndriçimit.


 

Një nga kërkesat kryesore të këtij projekti ishte cilësia e pakompromis e dritës, duke përmbushur parametra teknikë të avancuar si:

CRI >90Riprodhim i saktë i ngjyrave për një ndriçim natyral dhe të këndshëm.

MacAdam ≤ 3 SDCMUniformitet maksimal i temperatures së ngjyrave, duke shmangur devijimet e padëshiruara.

UGR <16-18Kufizim i dritës për të garantuar rehati vizuale dhe një ndriçim jo-verbues.

Lifetime >50,000 orëZgjidhje me jetëgjatësi të lartë dhe efiçente për një operim pa ndërprerje. Këto specifikime përfaqësojnë një ndriçim 100% profesional dhe të standardizuar, i domosdoshë për një projekt premium si Mövenpick.

 

Për hapësirat e brendshme, ndriçimi është projektuar në harmoni të plotë me dizajnin minimalist dhe elegant të arkitektëve. Janë përdorur ndriçues të fshehur me tonalitete të ngrohta dhe neutrale, të integruar në ambient në mënyrë që të mbeten pothuajse të padukshëm, por të ofrojnë ndriçim optimal.


 

Sfida kryesore ishte ndriçimi i fasadës së hotelit, ku kërkesat teknike ishin tepër specifike për të siguruar ndriçim efektiv të:

  • Parkimit dhe hapësirave hyrëse
  • Mureve dhe elementëve arkitektonikë
  • Kolonave të larta të fasadës, për të theksuar madhështinë e strukturës.

Për këtë qëllim, u aplikua një sistem Wallwasher RGB, i cili lejon ndryshimin e ngjyrave sipas kërkesave specifike të brandit.


 

Për të siguruar një ndriçim të balancuar, u morën masa që:

  • Kolonat të ndriçohen në mënyrë homogjene deri në pikën më të lartë të tyre.
  • Drita të mos jetë verbuese dhe të mos shpërndahet në drejtime të gabuara.
  • Ndriçimi i jashtëm të jetë i harmonizuar në të gjithë strukturën për një efekt vizual mbresëlënës.

Falë zgjidhjeve të avancuara të ndriçimit dhe zbatimit rigoroz të standardeve teknike, ndriçimi I Mövenpick Hotel jo vetëm që përmbush, por tejkalon pritshmëritë për një ndriçim luksoz dhe funksional.