Hotel Bonita tani edhe më shumë “bonita”, falë ndriçimit Eglo!
Si një rrjet hotelesh me standarde të larta, Bonita kishte nevojë për një zgjidhje ndriçimi që të ofronte një kombinim të shkëlqyer të cilësisë së lartë, efikasitetit energjetik dhe kostos minimale të mirëmbajtjes. Sfida kryesore në këtë projekt ishte sigurimi i produkteve dhe zgjidhjeve teknike brenda një afati shumë të shkurtër, pa kompromentuar asnjëherë cilësinë apo performancën e ndriçimit, që është esenciale për një ambient të tillë.
Falë eksperiencës sonë dhe zinxhirit të fuqishëm të furnizimit, brenda vetëm 20 ditësh realizuam: Projektimin dhe sigurimin e mijëra njësive të ndriçimit për 200 dhoma hoteli dhe të gjitha hapësirat e shërbimit, duke përfshirë restorantet, baret, pishinat dhe gjelbërimin.
Ndriçimi i Beach Bar-it
Teknologji RGB për një atmosferë dinamike.
Së bashku me grupin e arkitektëve nga studioja e njohur e dizajnit, Agora Architecture, realizuam ndriçimin e Beach Bar-it, duke përdorur sistemin e ndriçimit RGB. Ky koncept inovativ mundëson ndryshimin e ngjyrave dhe intensitetin e dritës për të krijuar një harmoni mes ndriçimit dhe muzikës, duke ofruar një përvojë të personalizuar për vizitorët.
Ndriçimi i Parkingut
Siguri dhe performancë maksimale.
Një aspekt kyç i këtij projekti ishte ndriçimi i garazhdeve, ku investitori kërkoi ndriçues cilësor dhe profesionalë. Produktet që zgjodhëm janë të certifikuara për të përmbushur të gjitha kërkesat teknike për ndriçimin e një parkingu modern, duke garantuar shpërndarje të ekuilibruar të dritës, e cila nuk ndikon në pamjen dhe ngjyrën e automjeteve, por gjithashtu ofron kushte optimale për sigurinë e çdo përdoruesi.