Filtrat e ujit për familjen shqiptare identifikohen vetëm në një emër, Ecosoft, sepse Ecosoft janë profesionistët e ujit! Ky status është fituar me mund duke qënë prezent gjithmonë e më shumë në familjet Shqiptare dhe jo vetëm…
Por, veç abonimit me ujë të pijshëm çfarë bëjnë tjetër profesionistët?
Veç abonimit me filtrat e ujit të pijshëm në qelizën e shoqërisë që është familja, apo edhe pajisja me trajtuesit e ujit, të cilët zbusin ujin me të cilin lahemi dhe me të cilin furnizohet çdo pajisje që punon me ujë, Ecosoft kujdeset për bizensin gjithashtu!
Doni të kuptoni se si?
Çdo njësi tregtare ka nevojë për ujë, çdo kompani e cila ka punonjës ka nevojë për ujë, sepse njeriu ka nevojë për ujë, por duhet të kujdesemi që ky ujë të jetë në cilësinë e duhur!
Njësi tregtare mund të konsiderohet shumëçka, që nga fabrikat e prodhimit e deri tek një dyqan modest, dhe pikërisht kjo përshtatshmëri që ka Ecosoft për çdo fushë si dhe cilësia e sistemeve që përdor, e bën të jetë skuadra më e fuqishme e profesionistëve të ujit në Shqipëri, falë skuadrës fantastike që punon nga pas për ta arritur këtë.
Nëse njësia tregtare prodhon shërbime administrative, atëherë ka nevojë për sistemin e filtrave të ujit të pijshëm për punonjësit e saj të cilët duhet të konsumojnë ujë të shëndetshëm. Gjithmonë është parë uji i ambalazhuar si zgjidhje, por a nuk është zgjidhja më optimale e mundshme filtrimi i ujit te rubinetit, i cili duke qarkulluar dhe duke u filtruar na jep dyfish siguri dhe kënaqësi.
Nëse një njësi biznesi merret edhe me shërbime të tjera në fushën e HoReCa, industrisë, turizmit, mjekësisë, etj. atëherë lyp nevoja edhe për trajtuesit e ujit. Pa u pajisur me trajtues si mundet të pretendohet për përmbushje standartesh?! Trajtuesi bën që turizmi të ofrojë ujin më cilësor për dush, dhe të mbrojë gjithë sistemin e tubacioneve dhe hisdrosanitareve apo gjithë elektroshtëpiaket që funksionojnë me ujë. Mjekësia përfiton ujin më të shëndetshëm për trupin së brendshmi dhe së jashtmi, industria ujin më të mirë për prodhim dhe që mirëmban çdo pajisje përbërëse të saj. Bar-kafetë dhe restorantet funksionojnë në perfeksion me ujin e trajtuar i cili kujdeset për çdo pajisje dhe ujit që vjen nga to.
Pra në çdo strukturë, e madhe apo e vogël qoftë, Ecosoft gjen një zgjidhje, duke i shtuar vlerën atij vendi në çmimin më të leverdisshëm të mundur! Ku ka më mirë se të bashkohet cilësia me kursimin… Ecosoft, jeto shëndetshëm.
04 Oct, 2021