PROFESIONISTËT E NDRIÇIMIT | Ndriçimi profesional sipas arkitektit të “Habitat Hotel”, Klajdi Beja

Ndriçimi profesional sipas arkitektit të "Habitat Hotel", Klajdi Beja
  • Cili është mendimi juaj si arkitekt për rolin e ndriçimin në një projekt?
  • Cili është mendimi juaj si arkitekt për rolin e ndriçimin në një projekt?
  • Cili është mendimi juaj si arkitekt për rolin e ndriçimin në një projekt?
    Cili është mendimi juaj si arkitekt për rolin e ndriçimin në një projekt?

    – Në një projekt, ndriçimi zë një pjesë shumë të rëndësishme të projektimit, por si pjesë plotësuese e saj. E thënë në këtë formë, duhet që së pari të kesh një projekt funksional, pastaj estetik nga ana e kompozimit. Ndriçimi është ai që fillon bën diferencat dhe ta bën vetë kompozimin e projektit apo imazhit që ti do kesh përpara kur je në një pikë të caktuar në projekt duke e bërë kështu dinamike. Praktikisht, do të thotë që në momente të caktuara, i shikon gjërat ndryshe. Përveç dritës së diellit që ka ndryshimet e saj normale, një herë në 8 apo 10 orë sipas stinës, ndriçimi artificial të jep avantazhin që të krijosh dhe luash me atë që natyra e bën në sajë të ditë-natës. Madje, përveç dritës, për mënyrën se si hidhet ajo, loja bëhet edhe me pjesën e dizenjimit të ndriçuesve. Ndriçuesit për nga ky këndvështrim janë për funksionin bazik të ndriçimit ose në trajtën e aksesorit.

    • Shijet personale të një projektuesi, ndikojnë shpesh në një projektim. A ndodh kjo në rastin tënd, dhe si mund t’i përkufizosh shijet e tua?

    clear phone casesomnidechttps://www.wllaweb.org/2023/08/02/7-essential-tips-for-overcoming-home-buying-barriers-and-making-your-dream-home-a-reality

  • Shijet personale të një projektuesi, ndikojnë shpesh në një projektim. A ndodh kjo në rastin tënd, dhe si mund t’i përkufizosh shijet e tua?
  • Shijet personale të një projektuesi, ndikojnë shpesh në një projektim. A ndodh kjo në rastin tënd, dhe si mund t’i përkufizosh shijet e tua?
    Shijet personale të një projektuesi, ndikojnë shpesh në një projektim. A ndodh kjo në rastin tënd, dhe si mund t’i përkufizosh shijet e tua?

    – Personalisht në shijet e mia ngelen ndriçuesit me dritë “difuze” – të shpërndarë. Nuk më pëlqen që drita të jetë pikësore, patjetër që duhet të ketë në raste rol evidentuesi, për detaje që do ti nxjerrësh në pah, por nëse do duhej që të caktonim një raport mes të dyjave, do të zgjidhja 70% dritë e shpërndarë dhe 25-30% dritë pikësore, pra e përqëndruar.

    • Në Shqipëri, a ka arkitektë të cilët janë të dedikuar dhe specializuar vetëm në ndriçimin e një projekti?

    Në Shqipëri, a ka arkitektë të cilët janë të dedikuar dhe specializuar vetëm në ndriçimin e një projekti?

    – Jo, të paktën përsa i përket pjesës së shkollimit nuk ka individë të trajnuar tek pjesa e ndriçimit. Në fakt i përket shkollës së dizajnit dhe shkollës së interior dizajnit. Me sa di unë është hapur një degë në universitetin e arkitekturës, nuk e di sa funksionon. Nëse marrim në fokus 10 vitet e fundit të formimit të personave që janë diplomuar në degën e arkitekturës, nuk kanë marrë asnjë formim specifik në këtë fushë. Pikërisht kjo i ka detyruar arkitetktët e interierit që të hapin derën, që është shkolla, dhe të vazhdojnë në menyrë autodidakte duke hulumtuar projekte fantastike nëpër botë, dhe duke i marrë ato si një referencë dhe element vendimtar në formimin e tyre.

    • Nëse për disa projekte, ndriçimi, ka qënë elementi final, por që i ka dhënë efektin më magjik, a ka ndodhur ndonjëherë që zgjedhja e gabuar apo ndriçimi i “keq” të ketë çuar në efektin e kundërt?

    Nëse për disa projekte, ndriçimi, ka qënë elementi final, por që i ka dhënë efektin më magjik, a ka ndodhur ndonjëherë që zgjedhja e gabuar apo ndriçimi i “keq” të ketë çuar në efektin e kundërt?

    – Nëse ndriçimin nuk e përdor siç duhet edhe ajo mund të ndodhë, që do të thotë, duke mos e marrë në mënyrë specifike por të përgjithshme, në vende ku nuk ka nevojë për dritë, ti s’mund të ndërhysh sepse prish kontrastet që të jep vetë një ambient. Për këtë arsye edhe llampat me dimerim janë një zgjidhje sepse të japin mundësinë ta përshtasësh në sajë të llojit të ambientit, qëllimit të eventit apo çdo lloj specifike që kërkon ambienti.

    • Çfarë elementesh duhet të ketë një dizenjues ndriçimi që të ketë sukses sipas teje?
  • Çfarë elementesh duhet të ketë një dizenjues ndriçimi që të ketë sukses sipas teje?
  • Çfarë elementesh duhet të ketë një dizenjues ndriçimi që të ketë sukses sipas teje?
    Çfarë elementesh duhet të ketë një dizenjues ndriçimi që të ketë sukses sipas teje?

    – Nëse do të shihet nga ana e kontaktit me klientin, duhet gjetur mendja e tij, duhet që arkitekti të jetë fleksibël, pothuaj “plastelinë” pra empatik në maksimum… sepse ka klientë të cilët pëlqejnë dritën e ngrohtë dhe të tjerë që pëlqejnë dritën e ftohtë. Gjithmonë duhet t’i përshtatesh klientit sipas shijes. Por, në momentin që bëhet fjalë për një objekt që e sheh një masë njerzish, aty nuk është më i rëndësishëm mendimi dhe shija e klientit, por vendimi i arkitetit, i cili duhet të ketë aftësinë që të bindë klientin për zgjedhjen më të mirë.

    Të Sugjeruara

    Më Tepër

    Bartenbach, një nga emrat më të njohur në fushën e ndriçimit arkitektonik, ndërthur artin

    Më Tepër

    Risitë dhe ofertat më të fundit u prezantuan nga Ecosoft Albania në panairin “Tirana

    Më Tepër

    Bartenbach, tani pjesë integrale e Eglo-s, ka krijuar një reputacion të shkëlqyer për krijimin

    Më Tepër

    Epoka elektronike në të cilën ne jetojmë aktualisht, ka ofruar avantazhe të jashtëzakonshme për

    Më Tepër

    Asnjë tjetër nuk e di më mirë se Eglo, rëndësinë e të pasurit një

    Më Tepër

    Menaxhimi i një brand-i ndërkombëtar në një treg specifik sikurse Shqipëria, nuk është një

    Më Tepër

    Shitja online është padyshim një nga aspektet më të rëndësishme të të gjithë procesit

    Më Tepër

    Aplikimi teknik i filtrave të ujit shpesh neglizhohet si tematikë për shkak të natyrës

    Më Tepër

    Ecosoft krenohet me një ekip profesionistësh të përkushtuar që menaxhojnë të gjitha aktivitetet e