Që uji është jetë, kjo nuk përbën diskutim! Është më pas detyra jonë që të kujdesemi se çfarë uji zgjedhim të konsumojmë…
A ke bërë ndonjëherë një bilanc të detajuar se çfarë uji po pi çdo ditë, me çfarë kostoje, dhe çfarë benefitesh ka ky ujë?
Aktualisht në treg, zgjedhja që shumica prej nesh bëjnë, është të konsumojnë ujë të blerë me bidona të rifurnizueshëm apo edhe të blejnë vetë bidona çdo herë që paraqitet nevoja, pasi uji i rubinetit nuk mund ta konsumohet direkt.
Pikërisht për këtë fakt, le të bëjmë një llogari të thjeshtë dhe të vendosim në peshë gjithë elementët, duke patur në anën tjetër të peshores benefitet e zgjedhjes së bërë.
- Mbrohu nga haxhimi i tepërt duke bërë zgjedhje ekonomike. Me Ecosoft ti përfiton sepse nëse një litër ujë nga nje bidon plastik normal kushton 50 lek, dhe nëse një litër ujë nga konfeksionet e bidonave me sasi të madhe është 35 lek për litër, me sistemin e filtrimit Ecosoft 1 litër ujë është vetëm 0.19 lek. Vërtet e papërfillshme!
- Mbrohu nga shpërdorimi duke patur më shumë litra uji në dispozicion! Burimi i ujit të pijshëm lidhur me rubinetin e shtëpise suaj, është i pashtershëm! Me Ecosoft ju keni ujë të pijshëm në çdo moment të ditës përsa kohë keni ujë rrjeti.
- Mbroni trupin tuaj! Kur themi mbroni trupin tuaj e themi në shumë këndvështrime… Duke konsumuar ujë të filtruar, të freskët e të rrjedhshëm direk nga rubineti, ju hidratoheni së brendshmi duke i dhënë trupit “karburantin” më të rëndësishëm.
- Duke konsumuar Ecosoft, ju mbroni edhe sistemin tuaj motorik dhe muskular nga veprimet instiktive. Është fakt tashmë edhe nga këshillat e mjekëve neurologë dhe ortopedë, se peshat e përditshme dhe të përsëritshme nuk kanë një efekt të mirë në sistemin tone mbështetës. Efekti i levës që i ushtrojmë përherë trupit kur kemi veprime instiktive, si ato kur ne blejmë bidona uji të cilat kanë peshë të konsiderueshme, i shkakton trupit probleme të ndryshme të cilat lidhur me aktivitetin e kufizuar sportiv të gjithësecilit, shkakton hernie, spontiliatroze, shiatik … gjë që në afatgjatë na dëmton në mënyrë permanente.
Nga i njëjti efekt, mbroni edhe të afërmit nga veprimet instiktive. Duhet të mbrojmë familjarët apo edhe të dashurit tanë që nuk jetojnë me ne. Duke i dhuruar një sistem filtrimi Ecosoft i kemi shmangur atyre gjithë më të mësipërmet, duke i falur shumë dashuri me në vlerë minimale monetare.
- E fundit por jo më pak e rëndësishme, mbroni ambientin nga përdorimi i plastikës!
Çfarë uji i jepni fëmijës për në shkollë?
Çfarë uji siguroni për prindrit tuaj?
21 Aug, 2021