Pas Artit të Ndriçimit: Këndvështrimi i Silvana Skëndaj

Silvana Skëndaj

Asnjë tjetër nuk e di më mirë se Eglo, rëndësinë e të pasurit një staf profesional dhe të mirinformuar për çdo aspekt të produkteve dhe shërbimeve, sidomos kur ata kanë një pozicion drejtues. Ndaj jemi të lumtur që patëm mundësinë të flisnim me Silvana Skëndaj, menaxheren e showroom-it Eglo në Tiranën e Re (Astir).

Me ne prej 4 vitesh, Silvana ndau mendimet pas vendimarrjes për t’u bërë pjesë e Eglo dhe Teoren…

– “Vendimi im për t’iu bashkuar Eglo-s ishte më tepër i influencuar nga eksperienca, pasi në karrierën time profesionale kam qenë pjesë e kompanive të ndryshme.

Kam punuar për periudha të gjata dhe të shkurtra, në kompani të vogla dhe të mëdha, gjë që më ka dhënë aftësinë të kuptoj qartë & shpejt se cilat janë kompanitë që vërtet ofrojnë mundësi të mira zhvillimi.

Eglo ishte një prej këtyre kompanive dhe mund të them se çdo ditë e shpenzoj duke punuar me shumë dashuri dhe përkushtim.”

Cilat kanë qenë sfidat më të mëdha që keni hasur në karrierën tuaj në Eglo dhe çfarë keni mësuar prej tyre?

– “Sfida e parë dhe më e madhe ka qenë vështirësia në njohjen e gamës së gjerë të produkteve dhe marrja e një informacioni më të thellë për secilin prej tyre, pasi sektori i ndriçimit është shumë teknik.

Si menaxhere, duhet të di çdo gjë rreth produkteve deri në detajet e tyre dhe të kem mjaftueshëm informacion për t’i dhënë sugjerimet më të mira klientëve.

Kjo ka qenë një nga vështirësitë më të mëdha në fillimet e mia pranë showroom-eve të Eglo/ Teoren, por me punë dhe mbështetje, arrita ta kapërcej me sukses.”

Cili aspekt i të punuarit në këtë industri, ju ka surprizuar më shumë dhe pse?

– “Me bindje do të thoja se aspekti që më ka surprizuar më shumë në këtë industri është fokusi ndaj detajeve.

Mijëra produkte të reja prodhohen çdo ditë dhe trendet ecin me shpejtësi, gjë që mund të na shpërqendojë nga niveli i përkushtimit dhe kujdesit që profesionistët e fushës tregojnë ndaj detajeve të ndryshme.

Në këtë sektor detajet bëjnë diferencën dhe përpiqem ta përcjell këtë informacion tek stafi, në mënyrë që shërbimi ndaj kilentëve të jetë më i miri i mundshëm, duke ofruar kështu jo vetëm plotësimin e nevojave por dhe zgjidhjet më të mira në çdo detaj. E gjithë kjo bëhet me qëllimin që klienti të largohet nga showroom-i maksimalisht i kënaqur.”

Sipas opinionit tuaj, vështirësia e menaxhimit të një showroom-i qëndron tek aspekti organizativ, estetik apo diçka tjetër?

– “Për mua është një miks i të gjithave. Vëmendja e një menaxheri duhet të jetë 24/7  dhe 360º  në të gjithë showroom-in dhe stafin, që çdo proces i nevojshëm të kryhet siç duhet dhe çdo element të jetë i prezantuar më së miri në mënyrë që eksperienca e klientëve të jetë sa më pozitive.”

Çfarë i dallon showroom-et e Eglo-s në krahasim me showroom-et e tjera të së njëjtës industri?

– “Ne jemi përpjekur të ofrojmë një eksperiencë të veçantë për të gjithë ata që vizitojnë showroom-et tona dhe këtë e kemi bërë nëpërmjet:

  1. Sipërfaqjes dhe vendodhjes së showroom-eve
  2. Dendësisë dhe shtrirjes së tyre në qytete të ndryshme
  3. Strategjisë së prezantimit dhe numrit të produkteve që ofrojmë
  4. Shërbimit profesional
  5. Mirëmbajtjes dhe estetikës së showroom-eve

Këto janë tiparet kryesore që na diferencojnë nga pjesa tjetër e industrisë, midis të tjerave.”

A ndiqni një strategji të caktuar në shfaqjen e ndriçuesve në showroom, për të tërhequr vëmendjen e klientëve dhe nëse po, cila është ajo?

– “Strategjia kryesore që ndjekim është rinovimi i showroom-it herë pas here, për t’i dhënë një paraqitje të re dhe të freskët showroom-it që nga vitrina e tij.

Nga ana tjetër grupimi i ndriçuesve në stenda është gjithashtu një strategji shumë e rëndësishme, pasi bëhet nga menaxhimi i lartë në baza logjike. Showroom-i gjithashtu pasurohet me produkte të reja që zhvillohen në këtë sektor.

Me pak fjalë, ‘e reja, e bukura, e pastra’ tërheq gjithmonë vëmendjen e klientëve dhe ne përpiqemi gjithmonë ta shfaqim këtë qasje, të cilën Eglo padyshim e ka.”

Cila është pika juaj më e fortë si profesioniste?

– “Edhe pse e parashikueshme, do të thoja se pika ime më e fortë është komunikimi si me stafin ashtu edhe me klientët.

Komunikimi është padyshim elementi që bën ndryshimin në përshtypjen që u jep konsumatorëve për seriozitetin e kompanisë si dhe në përshtatjen e stafit me punën dhe me njëri-tjetrin, gjëra të cilat e bëjnë ambientin dhe procesin e punës më të lehtë.”

Cila do të ishte këshilla juaj për dikë që punon në shitje dhe është në kontakt të drejtpërdrejtë me klientin?

– “Nëse do të jepja një këshillë, do të ishte: Klientin duhet ta dëgjosh dhe jo ta gjykosh!

Këtu qëndron arti i menaxhimit, pasi dëgjimi aktiv (me vëmendje) mundëson plotësimin, madje dhe tejkalimin e pritshmërive të klientëve duke mbyllur kështu procesin e shitjes më së miri si për klientin ashtu edhe për kompaninë.

Kjo rrit besnikërinë konsumatore, e cila është dhe objektiva kryesore e biznesit në afatgjatë.”

Cila është një nga gjërat që vlerësoni më shumë në Teoren dhe pse?

– “Bashkëpunimi midis kolegëve dhe atmosfera pozitive që kam gjetur në Teoren, janë padyshim gjërat që vlerësoj më shumë sepse e kanë bërë eksperiencën time në punë shumë të këndshme dhe më kanë dhënë mundësinë të jap më të mirën time.

Energjia e kolektivit dhe dëshira për të parë zhvillim në të gjitha aspektet e kompanisë kanë luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm, pasi më kanë shtyrë të mendoj në mënyrë kreative dhe më kanë bërë të ndihem e mbështetur në rast vështirësie apo dileme.”

Cili do të ishte “titulli” që do t’i vendosje punës/eksperiencës tuaj në Teoren?   

– “Titulli më i përshtatshëm që mund të mendoj, është: ‘Në kohën e duhur, në momentin e duhur’, dhe kjo vlen si nga pikëpamja prsonale ashtu edhe profesionale, pasi sinkronizimi dhe menaxhimi efektiv për arritjen e objektivave të kompanisë kanë qenë kryefjala e eksperiencës time deri më tani në Teoren.”

Të Sugjeruara

Më Tepër

Bartenbach, një nga emrat më të njohur në fushën e ndriçimit arkitektonik, ndërthur artin

Më Tepër

Risitë dhe ofertat më të fundit u prezantuan nga Ecosoft Albania në panairin “Tirana

Më Tepër

Bartenbach, tani pjesë integrale e Eglo-s, ka krijuar një reputacion të shkëlqyer për krijimin

Më Tepër

Epoka elektronike në të cilën ne jetojmë aktualisht, ka ofruar avantazhe të jashtëzakonshme për

Më Tepër

Menaxhimi i një brand-i ndërkombëtar në një treg specifik sikurse Shqipëria, nuk është një

Më Tepër

Shitja online është padyshim një nga aspektet më të rëndësishme të të gjithë procesit

Më Tepër

Aplikimi teknik i filtrave të ujit shpesh neglizhohet si tematikë për shkak të natyrës

Më Tepër

Ecosoft krenohet me një ekip profesionistësh të përkushtuar që menaxhojnë të gjitha aktivitetet e

Më Tepër

Teoren Shpk, sot është padyshim një nga kompanitë më të medha për ofrimin e