Risitë dhe ofertat më të fundit u prezantuan nga Ecosoft Albania në panairin “Tirana Agro,” i cili u zhvillua nga data 11 deri më 13 tetor.
Ne e dimë se nevojat e familjeve janë të ndryshme. Disa prindër kërkojnë ujë cilësor dhe të shëndetshëm për fëmijët e tyre, ndërsa të tjerë preferojnë ujë të pasur me kalcium për gjyshërit; disa kërkojnë ujë sanitar për të rritur jetëgjatësinë e pajisjeve elektroshtëpiake, kurse të tjerë duan të mbrojnë flokët dhe lëkurën nga dëmët e ujit të patrajtuar të rrjetit.
Pikërisht për këto arsye, ne, me rastin e 7-vjetorit të Ecosoft, prezantuam në panair 7 oferta speciale, të “kuruara” me kujdes. Këto oferta ofrojnë zgjidhje inovative për trajtimin e ujit, duke përmirësuar cilësinë e jetesës në çdo shtëpi.
Por kjo nuk ishte e gjitha! Panairi shërbeu si një platformë e shkëlqyer për të prezantuar edhe risinë më të fundit: Trajtimin e Ujërave të Zeza (TWT), i dedikuar për hotele, restorante dhe kafeteri, veçanërisht në zonat bregdetare. Ky shërbim ofron alternativa ekologjike për trajtimin e ujërave të zeza, duke kontribuar në mbrojtjen e ekosistemeve detare dhe ruajtjen e pastërtisë së këtyre zonave të rëndësishme.
Ky event ishte një moment i veçantë, pasi na ofroi mundësinë për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi rëndësinë e ujit dhe ndikimin e tij në jetën e përditshme. Ne patëm mundësinë t’i informonim dhe t’i ndihmonim të kuptonin më mirë rëndësinë e ujit të pastër për një jetë më të shëndetshme dhe një mjedis më të sigurt me TWT dhe Ecosoft!