Pas Filtrave Ecosoft : Albi Erebara mbi Rëndësinë e Aftësive Teknike në Shërbimin ndaj Klientit

Aplikimi teknik i filtrave të ujit shpesh neglizhohet si tematikë për shkak të natyrës së saj “jointeresante”.

Megjithatë, këtu në Ecosoft, ne e dimë se cilësia e procesit të vendosjes së filtrit bashkë me aftesitë teknike të stafit, bëjnë të gjithë ndryshimin në cilësinë e përvojës së klientit dhe nga kush mund të mësohet më mirë në këtë aspekt, sesa Albi Erebara, mbikëqyrësi i suportit teknik të Ecosoft.

Duke qenë pjesë e Ecosoft prej 2 vitesh, Albi na tregoi për procesin e tij të punës, kulturën e kompanisë dhe rëndësinë e punës në grup, veçanërisht kur punon drejtpërdrejt me klientët.

Ja çfarë tha ai për vendimin e tij për t’u bërë pjesë e Ecosoft:

– “ Vendosa të punoj për Ecosoft, pasi mu duk hapi më I mirë që mund të ndërmerrja për karrierën time, pas largimit nga puna e mëparshme. Isha në kërkim të një kompanie serioze, e cila kishte nevojë për një përgjegjës të specializuar dhe pas fazës së intervistimit, kuptova se nevojat e kompanisë dhe aftësitë e mia përputheshin mësëmiri. Kjo ishte shtysa që doja për të vendosur nëse do të isha pjesë e Ecosoft apo jo, dhe kam bërë zgjedhjen e duhur.”

A keni punuar në të njëjtën industri më parë ?

– “ Kam pasur eksperiencë në sensin e të qenurit në departamentet e teknikës në të tjera industri, por nuk kam punuar më parë në industrinë e filtrave të ujit.”

Çfarë ju pëlqen më shumë në punën tuaj?

– “ Më pëlqen fakti se mund të përdor njohuritë dhe aftësitë e mija në lidhje me produktin, montimin dhe funksionimin e tij për t’i ndihmuar klientët të kenë një eksperiencë sa më të mirë me shërbimin dhe produktet që ne ofrojmë pasi uji është një nga produktet esenciale të jetës.

Vetë tipologjia e punës më jep mundësinë të përjetoj një ndjenjë përmbushjeje pasi jam i sigurt për cilësinë maksimale të produktit dhe e di që ky product do të ndikojë pozitivisht në shëndetin e familjeve/ klientëve të Ecosoft.”

Cili ka qenë momenti më i vështirë që keni hasur në punën tuaj në Ecosoft dhe çfarë keni mësuar prej tij? 

– “ Ka momente kur ti përballesh me klientë të vështirë madje ka pasur edhe momente kur jemi përballur me klient agresiv të cilët ngrejnë pretendime për probleme që janë jashtë fushës së veprimit të Ecosoft si probleme të pompave të ujit, sistemit të përgjithshëm të ujit etj.

Në situata të tilla kam pasur mbështetjen e kompanisë e cila ka treguar që padyshim klienti është shumë i rëndësishëm dhe ka të drejtë por edhe punonjësi gjithashtu ka të drejtë, pasi sic ka thënë Richard Branson, CEO i një nga kompanive më të suksesshme në botë: ‘ Klientët nuk vijnë të parët. Punonjësit vijnë të parët. Nëse kujdeseni për punonjësit tuaj, ata do të kujdesen për klientët.’ ”

Cila është vështirësia më e madhe që keni hasur në punën tuaj?

– “ Vështirësia që has më shpesh në procesin e punës është menaxhimi i situatave që shfaqen kur ka problematika bashkëpunimi midis kolegëve të skuadrës time. Këto lloj situatash shpeshherë pengojë ecurinë e punës në tërësi, pasi vendosja dhe instalimi i filtrave të ujit si dhe paisjeve të tjera, është një proces “zinxhir” dhe çdo “hallkë” e bën punën në grup më të rëndësishme se kurrë.

Pra e thënë ndryshe, vështirësitë më të mëdha kanë të bëjnë me menaxhimin e burimeve njerëzore që kam nën varësi.”

A do ta konsideronit punën tuaj të rëndësishme për cilësinë e shërbimit që klienti merr?

– “ Po, puna ime është shumë e rëndësishme për cilësinë e shërbimit që klientët marrin. Në rolin tim, unë jam përgjegjës për të siguruar që çdo aspekt i shërbimit të ofrohet me standarde të larta dhe që të plotësohen pritshmëritë e klientëve, gjë e cila ndihmon në ndërtimin e besimit dhe të një marrëdhënieje afatgjatë me ta.”

Cili është, për ju, çelësi për të ofruar një shërbim cilësor?

– “ Çelësi i ofrimit të një shërbimi cilësor përfshin disa elementë të rëndësishëm. Së pari, komunikimi i qartë dhe efektiv është thelbësor, pasi eshtë e rëndësishme t’u përgjigjemi nevojave, shqetësimeve, ose pyetjeve që mund të ketë klienti.

Korrektësia gjithashtu është faktor kyç; kjo nënkupton të tregojmë vëmendje ndaj çështjeve të tyre dhe t’ju garantojmë pikërisht një eksperiencë të këndshme, duke i bërë të ndjehen të dëgjuar dhe të shërbyer në mënyrën më të mirë.

Këto aspekte së bashku krijojnë një bazë të fortë për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe për ndërtimin e besnikërisë të klientëve

Cila është pika juaj më e fortë?

– “ Pika ime më e fortë është aftësia për të dëgjuar me vëmendje klientin. Kjo aftësi quhet dëgjim aktiv dhe përfshin jo vetëm dëgjimin por dhe kuptimin e fjalëve të tyre, në mënyrë që të kap detajet e rëndësishme dhe të formoj plotësisht kontekstin e çështjeve që paraqiten.

Kjo nuk është vetëm një aftësi teknike, por gjithashtu një qasje që ndihmon kilentët të ndihen të dëgjuar dhe vlerësuar si dhe zgjidhjen e menjëhershme e problemeve të tyre.’

Cila do të ishte këshilla e parë që do t’i jepnit një punonjësi të ri që do të fillonte punën për herë të parë në Ecosoft?

– “ Këshilla ime e parë për një punonjës të ri në Ecosoft është të përqendrohet në disa vlera kyçe për suksesin në këtë mjedis profesional.

Së pari, është e rëndësishme të jesh i hapur dhe i sinqertë në komunikim me kolegët dhe klientët.

Gjithashtu korrektësia në përmbushjen e detyrave dhe në respektimin e afateve është një tregues i mirë i profesionalizmit.

Rregulli dhe organizimi janë padyshim thelbësorë, sidomos për menaxhimin e ngarkesës së punës.

Së fundmi, respekti për punën dhe për kolegët i cili ndihmon në krijimin e një kulture pozitive, motivuese dhe frymë më të mirë të punës në grup. Këto parime janë thelbësore për një karrierë të suksesshme dhe të kënaqshme në Ecosoft.”

Cila është një nga gjërat që vlerësoni më shumë në Ecosoft dhe pse?

– “ Një nga gjërat që vlerësoj më shumë në kompaninë ku punoj është stafi me të cilin bashkëpunoj gjatë shumicës së ditës. Kjo është e rëndësishme për mua sepse besoj se të punosh me një ekip të përkushtuar dhe profesional është thelbësor për krijimin e një ambienti pune produktiv dhe të këndshëm.

Një aspekt tjetër është se bashkëpunimi me kolegët e mi më ndihmon të përmirësoj aftësitë e mia personale dhe profesionale, ndaj i qëndroj idesë se harmonia dhe bashkëpunimi janë aspekte thelbësore që ndihmojnë në arritjen e qëllimeve individuale si dhe në përmirësimin e mirëqenies së përbashkët.”

Cili do të ishte “titulli” që do t’i jepnit punës/eksperiencës suaj në Ecosoft?

–  “ Nëse do t’i vija një titulli punës dhe eksperiencës time në Ecosoft,  do të ishte ‘Sfidë’. Kjo është për shkak se përvoja ime në këtë kompani ka qenë e mbushur me sfida të ndryshme, të cilat më kanë përballur me mundësi për tu mësuar dhe rritur profesionalisht. Çdo ditë sjell sfida te reja që kërkojnë një angazhim të thellë dhe një përkushtim të lartë, por pikërisht ky proces intensiv ka kontribuar në formimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të aftësive dhe njohurive të mia, duke e bërë këtë përvojë jashtëzakonisht të vlefshme dhe të pasur në zhvillimin tim profesional.”

Të Sugjeruara

Më Tepër

Bartenbach, një nga emrat më të njohur në fushën e ndriçimit arkitektonik, ndërthur artin

Më Tepër

Risitë dhe ofertat më të fundit u prezantuan nga Ecosoft Albania në panairin “Tirana

Më Tepër

Bartenbach, tani pjesë integrale e Eglo-s, ka krijuar një reputacion të shkëlqyer për krijimin

Më Tepër

Epoka elektronike në të cilën ne jetojmë aktualisht, ka ofruar avantazhe të jashtëzakonshme për

Më Tepër

Asnjë tjetër nuk e di më mirë se Eglo, rëndësinë e të pasurit një

Më Tepër

Menaxhimi i një brand-i ndërkombëtar në një treg specifik sikurse Shqipëria, nuk është një

Më Tepër

Shitja online është padyshim një nga aspektet më të rëndësishme të të gjithë procesit

Më Tepër

Ecosoft krenohet me një ekip profesionistësh të përkushtuar që menaxhojnë të gjitha aktivitetet e

Më Tepër

Teoren Shpk, sot është padyshim një nga kompanitë më të medha për ofrimin e