Harvard dhe Adidas: Çfarë i lidh këto dy “botë” kaq të ndryshme së bashku?

Kur përmendim Universitetin e Harvardit dhe Adidas-in, natyrshëm na vijnë në mendje dy “botë” krejtësisht të ndryshme: njëri është qendra e dijes dhe e kërkimit shkencor, ndërsa tjetri është një nga prodhuesit më të mëdhenj të veshjeve sportive. Por, a e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë mund t’i lidhë këto dy struktura me njëra-tjetrën? Përgjigjja është më e thjeshtë nga sa mendoni: ndriçimi – dhe më konkretisht, ndriçimi inovativ i krijuar nga Bartenbach.

Bartenbach, tani pjesë integrale e Eglo-s, ka krijuar një reputacion të shkëlqyer për krijimin e hapësirave që janë funksionale dhe estetikisht magjepsëse. Duke përdorur një qasje të zgjuar për të shfrytëzuar dritën natyrale dhe duke e kombinuar atë me ndriçimin artificial, Bartenbach ka arritur të krijojë mjedise unike në mbarë botën.

Përveç Universitetit të Harvardit dhe zyrave qendrore të Adidas-it, ata kanë punuar me përpikëri në projekte që nga shumëkush quhen vepra arti, si: Kulla e Sahatit në Mekka, Shtëpia e Kongresit në Zyrih, Kisha e Shën Johan Baptistit në Neu-Ulm, Aeroporti Ndërkombëtar i Mbretit Abdulaziz në Arabinë Saudite dhe shumë të tjera.

Ndriçimi në Universitetin e Harvardit

Në Universitetin e Harvardit, një ndërtesë me certifikatë “LEED Platinum”, ndriçimi luan një rol kyç për mirëqenien dhe performancën e përditshme të studentëve dhe stafit. Bartenbach ka zhvilluar një sistem të avancuar që shfrytëzon në mënyrë optimale dritën natyrale, duke krijuar një ambient komod për të gjithë.

 

 

Në hapësirat laboratorike dhe zyrat, dritaret e mëdha dhe fasadat e projektuara kanalizojnë dritën natyrale thellë brenda ndërtesës, duke ulur nevojën për ndriçim artificial gjatë ditës. Kjo jo vetëm që ndihmon në kursimin e energjisë, por gjithashtu përmirëson përqendrimin dhe produktivitetin e studentëve. Në ditët me më pak dritë, një sistem inteligjent shton automatikisht ndriçim artificial, duke siguruar gjithmonë ndriçimin e duhur në çdo moment.

Për më tepër, zgjedhja e kujdesshme e materialeve, ngjyrave të dritës dhe mënyrës së shpërndarjes së saj ka krijuar një atmosferë të qetë dhe frymëzuese për ata që qëndrojnë në këtë hapësirë.

 

 

Ky projekt ishte aq i frytshëm sa Bartenbach fitoi çmimin “German Light Award 2023”, në kategorinë “International Project”.

Ndriçimi në zyrat qendrore të Adidas-it

Nga ana tjetër, në zyrat qendrore të Adidas-it në Herzogenaurach, sfidat ishin të ndryshme, por zgjidhjet e Bartenbach ishin po aq inovative.

 

 

Duke u përballur me nevojën për të sjellë sa më shumë dritë natyrore në ndërtesë, por pa rrezikuar mbinxehje, ekipi i Bartenbach, në bashkëpunim me arkitektët dhe inxhinierët, krijuan një sistem të qëndrueshëm, i projektuar për të përmbushur të gjitha nevojat e punonjësve të Adidas-it.

Kjo zgjidhje e zgjuar me fletë metali të shpuar, të vendosura sipas drejtimit të kompasit, bëri të mundur që çdo anë e fasadës të ketë një ndriçim të mirë dhe të mbrohet nga dielli. Kjo i jep Adidas-it fleksibilitet maksimal në planifikimin e hapësirave të brendshme.

 

 

Ndriçimi artificial është projektuar me të njëjtën qasje të kujdesshme. Ai jo vetëm që plotëson ndriçimin natyror në mënyrë harmonike, por gjithashtu reflekton identitetin dhe ADN-në e markës Adidas. Përmes ndërveprimit të dritës, materialeve dhe dizajnit të brendshëm, është bërë e mundur që, edhe me përdorimin e një sistemi të thjeshtë ndriçimi, të strukturohet një sipërfaqe masive dhe të përshtatet në një shkallë njerëzore.

Hyrja e ndërtesës është shndërruar në një zonë multifunksionale që mund të përdoret për çdo lloj aktiviteti, duke përfshirë prezantimet e produkteve dhe eventet e modës.

Përfundimi

Edhe pse Harvard dhe zyrat qendrore të Adidas janë dy ndërtesa të ndryshme, ato i bashkon një qëllim i përbashkët: të krijojnë mjedise që rrisin komoditetin përmes dritës natyrore dhe artificiale, të cilat bëhen të mundura vetëm me Bartenbach!

Të Sugjeruara

Më Tepër

Risitë dhe ofertat më të fundit u prezantuan nga Ecosoft Albania në panairin “Tirana

Më Tepër

Epoka elektronike në të cilën ne jetojmë aktualisht, ka ofruar avantazhe të jashtëzakonshme për

Më Tepër

Asnjë tjetër nuk e di më mirë se Eglo, rëndësinë e të pasurit një

Më Tepër

Menaxhimi i një brand-i ndërkombëtar në një treg specifik sikurse Shqipëria, nuk është një

Më Tepër

Shitja online është padyshim një nga aspektet më të rëndësishme të të gjithë procesit

Më Tepër

Aplikimi teknik i filtrave të ujit shpesh neglizhohet si tematikë për shkak të natyrës

Më Tepër

Ecosoft krenohet me një ekip profesionistësh të përkushtuar që menaxhojnë të gjitha aktivitetet e

Më Tepër

Teoren Shpk, sot është padyshim një nga kompanitë më të medha për ofrimin e

Më Tepër

Ju ndoshta keni vënë re se disa produkte ndikojnë në lëkurën dhe flokët tuaj,