Sekretet e Suksesit në Menaxhimin e Markës: Eksperienca e Megi Dajko në Eglo

Menaxhimi i një brand-i ndërkombëtar në një treg specifik sikurse Shqipëria, nuk është një punë e lehtë. Vështirësia fillon që me menaxhimin e markës, e cila luan një rol të madh në perceptimin që konsumatorët kanë për kompanitë. E bërë siç duhet, mund të rrisë njohjen dhe reputacionin e markës tuaj, thelbësore këto kur bëhet fjalë për të pasur një avantazh konkurrues në treg.

Menaxherja jonë e markës Eglo (General Eglo Manager) e cila ka dhënë kontributin e saj të vyer prej më shumë se 7 vitesh në kompaninë Teoren, Megi Dajko, me dashamirësi ndau me ne, eksperiencën dhe njohuritë se çfarë do të thotë të jesh menaxher marke dhe cilat janë sekretet e suksesit në këtë pozicion.

Për të, vendimi për t’iu bashkuar Eglo-s ishte i lehtë…

– “ Arsyeja kryesore e marrjes së vendimit për të punuar në Teoren ishte njohja që kisha për kompaninë dhe brand-in Eglo. Vlerësoja dhe vazhdoj të vlerësoj emrin e mirë që kjo kompani kishte përsa i përket seriozitetit, idealeve dhe vlerave që kompania operonte dhe shfaqte 360 gradë.

Gjithashtu dëshiroja që eksperienca ime të kishte fillimet e saj në një kompani të madhe pasi ke mundësinë që brenda të njëjtës kompani, të përfitosh çdo gjë që të duhet për të pasur një karrierë të suksesshme, duke nisur që nga kultura e punës, njohuritë teknike, njohuritë menaxheriale, si dhe ato të lidership-it.

Të bësh zgjedhjen e duhur të punës është shpesh një shans 50/50 dhe mund të them me besim se më ra ana më e mirë e monedhës, ndaj jam e lumtur me zgjedhjen e bërë.”

Çfarë ju pëlqen më shumë në punën që bëni në Eglo?

– “ Ndriçimi është një fushë ku klientët zakonisht nuk kanë informacion të detajuar dhe presin këshilla dhe sugjerime nga profesionistët, gjë që më vendos në një pozicion “problem-zgjidhës” që unë e adhuroj.

Përjetimi i kënaqësisë dhe mirënjohjes së tyre kur projekti dhe investimi i tyre del po aq i bukur dhe funksional sa e kishin parashikuar apo duke kaluar pritshmëritë e tyre, më jep përmbushje dhe një ndjenjë konfirmimi se ajo që po bëj, ka efekte pozitive në jetën e njerëzve.”

Çfarë keni mësuar nga momentet më të vështira që keni hasur në karrierën tuaj tek Eglo?

– ” Kanë qenë të shumtë rastet kur gjërat nuk kanë shkuar sipas planit dhe kjo si pasojë ka shkaktuar trishtim, stres dhe pakënaqësi te klientët dhe partnerët tanë. Ajo që kam mësuar në situata të tilla është të qëndroj e qetë, të jem e hapur për të dëgjuar perspektivat e të gjitha palëve të përfshira dhe të qëndroj pozitive gjatë gjithë procesit.

Situata të tilla kanë përfunduar duke i bërë klientët edhe më besnikë se zakonisht, sepse ata vlerësojnë sjelljen dhe gatishmërinë time në çdo kohë.

Menaxhimi i marrëdhënieve është një pjesë e rëndësishme e të qenit të suksesshëm në punën tonë.”

Cila është pjesa më unike e të punuarit në këtë industri (eksperiencë/informacion apo zhvillim aftësish që ju keni përfituar)?

– “ Pjesa më unike e punës në këtë industri është risia. Çdo ditë e punës rezervon për mua projekte të reja, sfida të pa kaluara më parë, bashkëpuntorë të rinj dhe përmirësimin e aftësive të mia menaxheriale.

Këto projekte sjellin sfida të reja për të përmirësuar markën Eglo në të gjitha dimensionet si: shërbimi, produkti, imazhi dhe cilësia.

Kjo më ka bërë të zhvilloj aftësitë e mia bashkëpunuese dhe më ka mbajtur të përditësuar për idetë inovative që po zhvillohen në sektorin tonë.”

Nga përvoja juaj në Eglo, ku mendoni se qëndron rëndësia dhe vështirësia më e madhe e pozicionit “General Manager”?

– “ Rëndësia më e madhe e pozicionit të Menaxherit të Markës (General Manager) është natyra e procesit të punës,e cila ka në fokus zgjidhjen e problemeve. Duhet të jesh gjithmonë gati për t’i shërbyer kujtdo që ka nevojë për përvojën, zgjidhjet ose idetë e tua. Motoja ime është: ‘Degjo dhe ofrohu për të dhënë një zgjidhje.’

Vështirësia më e madhe qëndron në faktin se duhet të jesh gjithmonë aktiv për shkak të natyrës dinamike të tregut. Situatat ndryshojnë kaq shpejt, saqë nuk të lënë kohë të gëzohesh me arritjet e kaluara, por duhet të planifikosh arritjen e ardhshme dhe jesh gjithmonë një hap përpara për të menduar për sfidat dhe sukseset e radhës, sepse përndryshe zhvillimi dhe konsistenca nuk vijnë kurrë.”

Pika juaj më e fortë si profesioniste është…?

– “ Do të thoja që pika ime më e fortë si profesioniste është të qenit e përgjegjshme.

Suksesi i një brand-i fillon me përgjegjësinë, organizimin dhe disiplinën konstante të menaxhimit, pasi menaxhimi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në të gjitha hallkat e procesit, të cilat ndikojnë në perceptimin dhe reputacionin e markës.

Gjithashtu, menaxhimi emocional përbën një nga pikat kyçe dhe shumë të rëndësishme, i cili duke u bashkuar me dëshirën për zhvillim dhe dashurinë për punën që unë kam, më bën të mbuloj më së miri pozicionin tim si profesioniste dhe General Manager e Eglo.”

Cila do të ishte këshilla juaj për një student apo profesionist në fillimet e karrierës së tij, që i bashkohet Teoren për herë të parë?

– “ Në jetë do të kemi eksperienca të ndryshme pune dhe të punojmë në pozicione të ndryshme derisa të gjejmë ‘punën e ëndrrave’ që na përmbush.
Megjithatë, ky është një proces dhe këshilla ime është: ‘Mos humbisni asnjë hap të procesit!’

Ju duhet të jeni të gatshëm për të dhënë dhe për të marrë më të mirën në çdo punë që merrni përsipër. Në fund të ditës do t’i kushtoni kohë asaj pune dhe koha është e vetmja gjë që nuk kthehet mbrapsht, ndaj bëjeni të vlefshme dhe gjeni veten në çdo hap të saj.”

Cila është aspekti që vlerësoni më shumë në kompani dhe pse?

– “ Nuk është një e vetme, janë shumë. Ato që spikasin akoma më shumë në Teoren janë:

Përqasja pozitive që të gjithë punonjësit e departamenteve të ndryshme kanë ndaj
njëri-tjetrit. Kjo krijon një mjedis pozitiv dhe pa stres toksik, i cili ndikon jashtëzakonisht shumë mirë si tek puna, ashtu edhe tek gjendja e përgjithshme emocionale që ka çdo punonjës.

Menaxhimi dhe drejtimi profesional, investimet në rritjet profesionale të burimeve njerëzore, drejtësia dhe transparenca në punën që bëjmë dhe produktet që shesim, si dhe mirënjohja që marrim e i japim njëri-tjetrit janë gjithashtu jo thjeshtë fjalë, por vlera që Teoren ka dhe transmeton tek të gjithë punonjësit e saj.”

Nëse do të mund të vendosnit një titull në punën/përvojën tuaj në Eglo, cili do të ishte?

– “ Besoj që fraza ‘Me dritë, si vetë Eglo’ transmeton realisht atë që Teoren përfaqëson.

E them këtë pasi Eglo, si prodhues i produkteve të ndriçimit, simbolizon konceptin e ‘iluminimit’ jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në atë profesional dhe personal. Pikërisht kjo është fryma me të cilën është shkruar dhe do të shkruhet historia e Teoren.

Përvoja ime këtu ka qenë e mbushur me mundësi për të mësuar, rritur dhe krijuar risi që ‘ndriçojnë’ rrugën time drejt suksesit në çdo aspekt.”

Të Sugjeruara

Më Tepër

Bartenbach, një nga emrat më të njohur në fushën e ndriçimit arkitektonik, ndërthur artin

Më Tepër

Risitë dhe ofertat më të fundit u prezantuan nga Ecosoft Albania në panairin “Tirana

Më Tepër

Bartenbach, tani pjesë integrale e Eglo-s, ka krijuar një reputacion të shkëlqyer për krijimin

Më Tepër

Epoka elektronike në të cilën ne jetojmë aktualisht, ka ofruar avantazhe të jashtëzakonshme për

Më Tepër

Asnjë tjetër nuk e di më mirë se Eglo, rëndësinë e të pasurit një

Më Tepër

Shitja online është padyshim një nga aspektet më të rëndësishme të të gjithë procesit

Më Tepër

Aplikimi teknik i filtrave të ujit shpesh neglizhohet si tematikë për shkak të natyrës

Më Tepër

Ecosoft krenohet me një ekip profesionistësh të përkushtuar që menaxhojnë të gjitha aktivitetet e

Më Tepër

Teoren Shpk, sot është padyshim një nga kompanitë më të medha për ofrimin e