Hapësirat që konsiderohen të jashtme janë të shumta, pikërisht për këtë ne si EGLO kemi krijuar gamën perfekte për të mbuluar nevojat e këtyre hapësirave.
Qofshin ato ambjente relaksuese të shtëpisë, hapësira ngrënieje në verandë apo oborr, zona ‘lounge’ për restorante dhe bare, qoftë rooftop-e dhe shumë të tjera.
Por çfarë thonë ekspertët dhe cilat janë disa nga këshillat e preferuara të ndriçimit, informacone të cilat mund të të ndihmojnë ti shijosh maksimalisht këto hapësira – ditë dhe natë.
Eglo të ofron: estetikë, siguri, garanci dhe vlerë të shtuar të ambjenteve të tua të jashtme.
Me anën e ndriçimit të jashtëm ti rrit bukurinë natyrore dhe energjinë e shtëpisë tënde, oborrit, ballkoneve, verandave, apo edhe lokaleve, restoranteve, bareve, etj. Ai nxjerr në pah tiparet simpatike, ndriçon rrugët dhe krijon një ambient tërheqës.
Ndërsa mendon për ndriçimin në natyrë, konsidero të gjitha tiparet e denja për vëmendje:
- A ke një pemë të bukur në oborrin e shtëpisë, restorantit apo barit tënd? Atëherë në qendër të vëmendjes do të jetë vetëm ajo me dritëhijet që mund ti krijosh me anën e dritave.
- A ka detaje arkitektonike tërheqëse në oborrin tënd apo të ambjentit të jashtëm që do të ngjallësh? Tërhiq vëmendjen tek ato detaje me dritat e theksuara në natyrë.
- A ke punuar shumë për të patur një kopsht të mrekullueshëm? Drejto rrugën me anën e dritave të shtegut me shirita led, me fenerë apo shumë lloje të tjera produktesh që mund ti shfletoni në katalogun tonë Eglo 2021.
- A ke një pishinë e cila është qershia mbi tortë e ambjentit tënd të jashtëm?
- Mund të shtosh magji në bukurinë e saj gjatë natës, duke përdorur ndriçimin si veçorinë e saj kryesore me drita të pozicionuara në kënde nga jashtë, drita të tjera afër pemëve të cilat krijojnë silueta dhe thellësi në imazh për një rezultat të parezistueshëm.
Siguria është gjithmonë e para. Kur je në shtëpi, apo ke një restorant apo biznes me ambient të jashtëm, mbrëmjet janë koha kryesore për argëtim në natyrë, kështu që ambjentet kryesore të jashtme duhet të jenë të ndriçuara mirë. Ndriçimi i jashtëm mund të ndihmojë gjithashtu në mbrojtjen e tij duke të dhënë garancinë që të nevojitet, kombinuar kjo bashkë me garancinë e produkteve tona.
Natën, dritat e duhura të jashtme të lejojnë ty dhe të tjerët të lëvizni të sigurt në errësirë. Fenerë të montuar në natyrë janë perfekte për rrugicat dhe kangjellat e shkallëve. Dritat e jashtme të murit ju ndihmojnë të identifikoni hyrjet dhe daljet. Dritat e hapave dhe dritat e shtegut ndriçojnë shkallët dhe vendkalimet, ndërsa dritat e adresave jua lehtësojnë njerëzve punën për të gjetur shtëpinë tënde.
Dritat tona të jashtme të murit Eglo janë të dizajnuara në mënyrë elegante për të rritur sigurinë pa dëmtuar stilin, mjafton të shfletosh katalogun tone 2021 për të kuptuar këtë.
Çoje ambjentin tënd të jashtëm në nivelin tjetër me EGLO, tani!
Ndriçimi profesional i jashtëm shton vlerën e ambientit që ke në fokus në shumë mënyra.
Mund të nxjerrë në pah elementët e dizajnit ose të bëjë që një zonë të duket më e madhe, duke krijuar në këtë mënyrë iluzion optik.
Ndriçimi gjithashtu shton hijeshinë dhe rrit prakticitetin në momentet kur errësohet. Dhe patjetër që siguria është gjithmonë e vlefshme.
Një shtresë e shpejtë bojë, drita të koordinuara dhe disa elemente dekori janë gjithçka që ju nevojitet. Me këtë informacion si udhëzues, ju mund ta përfundoni projektin në kohë dhe përpjekje minimale.
02 Jun, 2021