Profesionistet e Ndricimit | Shirit Led për kuzhinën tuaj; Zgjidhja më e zgjuar ndonjëherë!

Shirit Led për kuzhinën tuaj; Zgjidhja më e zgjuar ndonjëherë!

Nga disa studime të fundit prej ekspertëve të ndriçimit, shiritat LED janë të domosdoshme nëse do donit një tavolinë të shndritshme dhe nje ambjent vezellues në çdo cep të kuzhinës tuaj.

Por pse ekspertët e konsiderojnë këtë lloj ndriçimi si një ndër më specialët, dhe çfarë ofron Eglo si risi në këtë produkt?

Shiriti Led është ai që e bën kuzhinën tuaj, të performojë në nivelin më të lartë të mundshëm.

Eglo na jep një gamë të gjerë të fuqive të shiritit led, në mënyrë që ju të keni mundësi ta përshtasni sipas nevojës suaj. Zgjidhni fuqinë tuaj të preferuar ndërmjet: 5.5/ 11/ 15.5/ 22.5 Watt.

Eglo nuk ju jep vetëm variueshmëri tek fuqi por edhe në ngjyrën tuaj të preferuar të dritës: 3000 kelvin e ngrohtë ose 4000 kelvin natyrale.

Nje tjetër përfitim shumë i rëndësishëm që dhuron LED është kursimi i energjisë!

Përshtatshmëria që kanë shiritat LED për t’u montuar në hapësira nga më të ngushtat na jep atë përparësi që s’ta fal asnjë ndriçues tjetër. Ajo që duam: dritë e hollë, e padukshme, elegante, moderne, e cila na jep kënaqësi dhe krijon një iluzion optik aq të bukur duke i dhënë thellësi çdo perspektive në kuzhinë.

Pse ndodh kjo?

Sepse me shiritat Led ju zgjidhni të ndriçoni hapësirat që doni, edhe nga ana funksionale, edhe nga ana krijuese. Kështu, thjesht mund të themi që mund ta perdorni shiritin led, jo vetëm për t’u ndriçuar, por edhe për të patur një aksesor më shumë në kuzhinën tuaj.

E fundit por jo më pak e rëndësishmja për t’u përmendur, Eglo me shiritin e saj, mundëson teknologjinë “Smooth light”, e cila nënkupton që drita shkrihet e bëhet një me çdo ambjent tuajin. Në këtë mënyrë ju jep mundësinë që të shihni çdo detaj gjatë proçesit tuaj të gatimit. Shefat e kuzhinës e adhurojnë këtë efekt sepse nën driten e shiritit LED, ndihen si në një skenë duke performuar sa herë që krijojnë dhe gatuajnë recetat e tyre.

Me shiritat Led, kuzhina dhe banaku juaj do ju jenë mirenjohës përjetë, sepse do i shtoni vlerë duke i dhënë rëndësinë e duhur!

Dhe mos harroni, recetat më të shijshme, bëhen gjithmonë nën magjinë e dritës Eglo.

Të Sugjeruara

Më Tepër

Menaxhimi i një brand-i ndërkombëtar në një treg specifik sikurse Shqipëria, nuk është një

Më Tepër

Shitja online është padyshim një nga aspektet më të rëndësishme të të gjithë procesit

Më Tepër

Aplikimi teknik i filtrave të ujit shpesh neglizhohet si tematikë për shkak të natyrës

Më Tepër

Ecosoft krenohet me një ekip profesionistësh të përkushtuar që menaxhojnë të gjitha aktivitetet e

Më Tepër

Teoren Shpk, sot është padyshim një nga kompanitë më të medha për ofrimin e

Më Tepër

Ju ndoshta keni vënë re se disa produkte ndikojnë në lëkurën dhe flokët tuaj,

Më Tepër

Në hapësirë apo në tokë,uji është fillimi i gjithçkaje! E nëse do të flisnim

Më Tepër

Poblemet e ujit të rëndë (me permbajte minerale mbi normen ) mund të jenë

Më Tepër

Tre mënyra për ndriçim perfekt. A e dini atë ndjenjë kur shtriheni në divan