Ilustrimi me shembull konkret në pajisjen me trajtues në një nga komplekset më të mirënjohura rezidenciale “Joy Residences”.
Ilustrimi me shembull konkret në pajisjen me trajtues në një nga komplekset më të mirënjohura rezidenciale “Joy Residences”.
- Erald, mund të na thoni, sipas jush, ku qëndron rëndësia e pajisjes se komplekseve rezidenciale me trajtues dhe filtra të ujit të pijshëm?
Erald, mund të na thoni, sipas jush, ku qëndron rëndësia e pajisjes se komplekseve rezidenciale me trajtues dhe filtra të ujit të pijshëm?
Erald, mund të na thoni, sipas jush, ku qëndron rëndësia e pajisjes se komplekseve rezidenciale me trajtues dhe filtra të ujit të pijshëm?
– Patjetër që po! Mund të them që gjithmonë e më shumë po përhapet ajo që unë e quaj “kultura e filtrave”. Them kulturë, sepse edhe në të gjithë botën, ky proçes ka patur ciklin e tij dhe hap pas hapi po shtrihet edhe në shtete si i joni, ku informimi gradual është mision më vete që sa është i bukur, bëhet me raste edhe sfidues. Rëndësia qëndron në shumë këndvështrime, duke filluar nga mbrojtja e aseteve të një objekti, asete të cilat kanë bazë ujin, tek mbrojtja e organizmit tonë, si së brendshmi edhe së jashtmi. Njëherë që një person ka kuptuar këtë fakt, nuk ka sesi ti thotë jo pajisjes me këto impiante.
- Projekte të cilat keni implementuar deri tani janë të shumta, por po marrim për bazë një nga projektet tuaja të fundit meqënëse lidhet me komplekset rezidenciale, projekti i “Joy Residences”. Cilat janë disa nga sfidat që hasni kur merrni përsipër të tilla projekte?
Projekte të cilat keni implementuar deri tani janë të shumta, por po marrim për bazë një nga projektet tuaja të fundit meqënëse lidhet me komplekset rezidenciale, projekti i “Joy Residences”. Cilat janë disa nga sfidat që hasni kur merrni përsipër të tilla projekte?
Projekte të cilat keni implementuar deri tani janë të shumta, por po marrim për bazë një nga projektet tuaja të fundit meqënëse lidhet me komplekset rezidenciale, projekti i “Joy Residences”. Cilat janë disa nga sfidat që hasni kur merrni përsipër të tilla projekte?
– Nuk mund ti quaj pikërisht me emrin sfidë, pasi realisht ka qënë e thjeshtë për t’i zgjidhur, por mund ti quajmë si informim në diçka për të cilën nuk ka informacion mjaftueshëm. Për shembull, një nga çështjet me të cilat jam hasur sapo ishte mbaruar i gjithë instalimi i trajtuesit për gjithë zonën rezidenciale ishte diferenca e ujit të patrajtuar me atë të trajtuar.
– Thënë kjo më specifikisht, mbas trajtimit të ujit një nga efektet është ndjesija sikur nuk arrin të shpëlash sapunin sepse uji është viskoz, që shpeshherë perceptohet në fillim të instalimit në një strukturë të tillë. Por, në fakt ngelet një perceptim, pasi sapuni asgjesohet dhe ngelet thjesht efekti i ujit të trajtuar.
– Të tilla ndodhi ku informimi është i rëndësishëm, shpeshherë kanë nevojë për proçedurë të veçantë përqasje, gjë që e bën punën time si pjesë e skuadrës së profesionistëve të ujit, shumë interesante.
- Cilat janë disa nga përfitimet që ju rendisni në pajisjen me filtra dhe trajtues uji si menaxher i këtij sektori?
Cilat janë disa nga përfitimet që ju rendisni në pajisjen me filtra dhe trajtues uji si menaxher i këtij sektori?
Cilat janë disa nga përfitimet që ju rendisni në pajisjen me filtra dhe trajtues uji si menaxher i këtij sektori?
– Së pari, dhe gjëja më e rëndësishme, trajtuesi bën të mundur që lëkura juaj të jetë e butë dhe flokët të jenë të shëndetshëm. Gjithashtu bën të mundur t’ju ofrohen vetëm ato elementë në ujë të cilët janë të rëndësishëm për shëndetin dhe higjenën e lëkurës.
– Së dyti, me ujë të trajtuar ju keni të garantuar mirëmbajtjen e gjithë sistemit të rubineterisë së shtëpisë.
Nëse në kushte normale ky sisitem, tubacionesh dhe rubinetash janë të kërcënuar nga elementet e pafiltruar të ujit duke krijuar avari dhe problematika nga më të ndryshmet, që për t’i zgjidhur do të duhej të proçedohej me hapje të mureve, tashmë me anën e trajtuesit nuk është e nevojshme pasi rubinetat janë të pacënueshme dhe te sigurta.
– Së treti, të gjithë elektroshtëpiaket të cilat funksionojnë me ujë do të jenë shumë më jetëgjata dhe do të funksionojnë në mënyrë optimale pasi me ujin e trajtuar nuk ka zmërç apo elemente të tjera të cilat ndërhyjnë në cilësinë e shërbimit nga këto pajisje.
-Së katërti, do të kurseni në energji elektrike dhe detergjentë, pasi nëse me ujin e pa trajtuar një pjesë e detergjentit shkon për të zbutur ujin, tashmë detergjenti do të ketë si detyrë vetëm pastrimin ose efektin për të cilin e kemi përdorur.
– Së pesti, do të keni ujë sanitar për të gjithë shtëpinë dhe për çdo qëllim.
Por është e rëndësishme të theksojmë që uji sanitar që përftohet nga zbutësi nuk është i pijshëm. Që uji i trajtuesit të kthehet nga sanitar në të pijshëm, duhet që të instalohet një sistem tjetër më i vogël se trajtuesi, i cili vendoset poshtë lavapjatës.
Ky është produkti më masiv, abonimi i ujit të pijshëm. Pajisja instalohet vetëm për 30 minuta.
Pajisja në trup ka 6 faza filtrimi që për rrjedhojë ka 6 filtra dhe 6 lë tekniku rezervë që të plotësosh 12 muaj dhe ndërkohë keni ujë të pijshëm e të shëndetshëm direkt nga rubineti.
20 Nov, 2021
20 Nov, 2021