30 vite garanci – Kaldewei dhe revolucioni i tij në industrinë hidrosanitare

Një produkt sanitar që nuk gërvishtet dhe mbetet i pandikuar nga goditjet, kimikatet, zjarri apo rrezet UV (ultraviolet)? Tingëllon si diçka e pamundur? Jo kur bëhet fjalë për Kaldewei, marka ikonike gjermane që ka ndryshuar rregullat e lojës në industrinë e hidrosanitareve dhe ka ngritur standardin në një nivel krejt tjetër. Sekreti qëndron tek çeliku emaluar – një material unik që nuk ofron vetëm pamje luksoze, por edhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme për dekada me radhë.

Kaldewei është i vetmi në botë që prodhon produkte nga çeliku emaluar dhe është fitues i më shumë se 150 çmimeve ndërkombëtare për dizajn, përfshirë Red Dot, iF Design dhe German Design Award. Kjo markë është vlerësuar edhe me çmimin “German Brand Award” për ekselencë në branding, duke vendosur pozitën e saj elitare mes 50 markave më luksoze në Gjermani.

Çeliku emaluar Kaldewei është një kombinim mes çelikut dhe xhamit, që përpunohet me një formulë të patentuar dhe të rafinuar ndër vite. Çeliku i emaluar Kaldewei bashkon më të mirat e këtyre dy materialeve, duke krijuar një lidhje të fotë që funksionon në harmoni të përsosur. Produktet e prodhuara me këtë formulë unike, ruajnë cilësinë dhe pamjen fillestare për shumë vite, pavarësisht përdorimit të përditshëm dhe kushteve sfiduese në ambientet e tualetit.

Inovacioni është vetëm një pjesë e asaj që përfaqëson Kaldewei – pas saj fshihet një histori e gjatë suksesi dhe përkushtimi familjar. E themeluar në vitin 1918 nga Franz Kaldewei, kompania u ndërtua me një vizion të qartë: të prodhojë pajisje që janë estetike, funksionalite, por edhe që zgjasin. Sot, më shumë se një shekull më vonë, këtë vizion e mban gjallë gjenerata e katërt e familjes Kaldewei, duke ruajtur trashëgiminë me të njëjtin pasion dhe përkushtim si në ditën e parë. Prej kohësh, reputacioni i tyre ka kapërcyer kufijtë e Gjermanisë dhe është shtrirë në tregjet më të njohura ndërkombëtare.

Pas një rrugëtimi të suksesshëm në shumë shtete të botës, Kaldewei “zbarkon” për herë të parë në Shqipëri, ekskluzivisht përmes Teoren Group. Ky bashkëpunim shënon një moment kyç për zhvillimin e mëtejshëm të tregut vendas, duke prezantuar standarde të reja në cilësi, dizajn dhe qëndrueshmëri. Tashmë, klientët shqiptarë mund të përjetojnë nga afër produktet inovative që i kanë dhënë Kaldeweit statusin “Superbrand” – gjithçka e garantuar për 30 vite dhe e përfaqësuar me profesionalizëm e përkushtim nga Teoren Group!

Të Sugjeruara

Më Tepër

Kur të rinjtë bashkohen për të sjellë ide të reja, lindin zgjidhje që mund

Më Tepër

Nisi si një biznes familjar, por u kthye në një nga kompanitë më të

Më Tepër

Bartenbach, një nga emrat më të njohur në fushën e ndriçimit arkitektonik, ndërthur artin

Më Tepër

Risitë dhe ofertat më të fundit u prezantuan nga Ecosoft Albania në panairin “Tirana

Më Tepër

Bartenbach, tani pjesë integrale e Eglo-s, ka krijuar një reputacion të shkëlqyer për krijimin

Më Tepër

Epoka elektronike në të cilën ne jetojmë aktualisht, ka ofruar avantazhe të jashtëzakonshme për

Më Tepër

Asnjë tjetër nuk e di më mirë se Eglo, rëndësinë e të pasurit një

Më Tepër

Menaxhimi i një brand-i ndërkombëtar në një treg specifik sikurse Shqipëria, nuk është një

Më Tepër

Shitja online është padyshim një nga aspektet më të rëndësishme të të gjithë procesit