Rreth Nesh

SË BASHKU, DREJT NJË TË ARDHMEJE PLOT DRITË!

Historia jonë

Historia e suksesit të Teoren është një dëshmi e vizionit dhe përkushtimit të themeluesit të saj, z. Aristotel Celo, i cili, në vitin 1991, nisi një rrugëtim të guximshëm në sipërmarrje.

Vitet e para u shënuan nga përpjekjet e pandërprera dhe eksplorimi i produkteve të ndryshme në një peizazh tregu sfidues.

1994

Krijimi i një biznesi të vogël

1994-a ishte një vit vendimtar për atë që më pas do të njihej si Teoren. Një anëtar i familjes e prezantoi z. Celo me botën e produkteve elektrike.

Kjo hyrje hapi terrenin për sipërmarrjen e Teoren-it në tregtinë e materialeve elektrike, fillimisht në qytetin e vogël të Laçit.

Në vitin 1997, Teoren bëri një lëvizje të rëndësishme, duke u zhvendosur në qytetin e zhurmshëm të Durrësit.

Një treg më i madh dhe më shumë mundësi rritjeje, por njëkohësisht edhe më shumë vështirësi!

1997

Zhvendosja në Durrës

2003

Zyrtarisht, “TEOREN

Kompania, sidoqoftë, vazhdoi të evoluojë, duke bërë investimin e saj më të rëndësishëm në vitin 2003 – blerjen e një toke ku do të zhvillohej edhe më shumë Teoren.

Pas 11 vitesh përgatitjeje të përpiktë dhe lundrimit në treg si një biznes i vogël familjar, Teoren ishte gati të shfaqej tashmë si një lojtar i rëndësishëm në industri.

Pikërisht gjatë kësaj periudhe, lindi edhe ideja për emrin e kompanisë. Teoren është
kombinimi i emrit të themeluesit dhe dy djemve të tij – Aristotel, Orest dhe Endri.

Ky emër, së shpejti do të kthehej në “brand” për pajisjet elektrike në Shqipëri dhe
më gjerë!

Tashmë, quajtur zyrtarisht “Teoren”, kompania hapi dyert në Durrës, fillimisht me një dyqan modest dhe vetëm 3 të punësuar. Ëndrra e disa dekadave po merrte gradualisht formë…

Në vitin 2005, Teoren u fut gjithashtu në tregun kinez, duke krijuar lidhje jetike që forcuan aftësitë e saj të shpërndarjes.

Vitet 2005-2008 iu dedikuan konsolidimit të pozicionit të Teoren në treg dhe ndërtimit të një ekipi të përkushtuar.

Deri në vitin 2008, Teoren kishte arritur lartësi të reja, duke u zhvendosur në një ekspozitë trekatëshe dhe duke zgjeruar ofertat e saj për të përfshirë produkte europiane, veçanërisht nga Italia dhe Gjermania. Kjo shënoi një ndryshim të rëndësishëm në fokusin e kompanisë drejt produkteve cilësore europiane.

2005 - 2008

Shumëllojshmëri produktesh cilësore

2010

Mbi 1500 pika rishitjeje

Më 2 prill 2010, vjen prezantimi i një ideje inovatore siç ishte shpërndarja/distribucioni i Teoren. Në këtë mënyrë, kompania zgjeroi me shpejtësi prezencën e saj në mbi 1500 pika rishitjeje në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Në vitin 2012, Teoren festoi një tjetër arritje. Ajo fitoi të drejtën ekskluzive për të përfaqësuar gjigantin austriak të ndriçimit, kompaninë Eglo, në Shqipëri. Kjo sigurisht bëri që kompania të forconte edhe më shumë pozicionin e saj në treg!

2012

Distributor Ekskluziv i Eglo në Shqipëri

2016

Showroom i ri

Teoren vazhdoi të lulëzojë në industri dhe hapi i radhës, ishte prania e saj edhe në kryeqytet! Më 13 qershor 2016, Teoren vjen me një showroom prestigjioz në fund të rrugës së Kavajës.

Suksesin e kompanisë, sidoqoftë, nuk e kanë përcaktuar vetëm shifrat! Teoren drejtohet nga një ndjenjë përgjegjësie dhe përkushtimi për të ofruar shërbime të nivelit të lartë për klientët e saj dhe kjo është ajo që na bën të suksesshëm tashmë prej dekadash!

Në shkurt 2018, pavarësisht sfidave dhe kompleksiteteve të fshehura, Teoren u fut në tregun e filtrave të ujit me Ecosoft.

Prej 5 vitesh, sjellim ujë të pastër për mbi 12,000 familje shqiptare, ndërsa zgjerohemi drejt Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

2018

Distributor Ekskluziv ECOSOFT

2022

Zgjerim i pikavave të shitjes fizike për produktet Outlet

Në mars 2022, showroom-i Eglo u zhvendos në Unazën e Re, Astir, me një sipërfaqe mbresëlënëse prej 690 m2.

Ky showroom ofron më shumë sesa thjesht ndriçim. Në të përfshihen edhe sektorë të tjerë, si hidrosanitare, filtrimi i ujit apo klimatizimi.

Risitë e Teoren gjithsesi, nuk përfundojnë këtu. Në qershor 2022, kompania prezantoi Eglo Outlet, ekspozitën e parë të ndriçimit në Shqipëri që ofron produkte cilësore me çmime ekonomike me garanci 5-vjeçare. Vendosur në autostradën Tiranë-Durrës, km 12, ky showroom prej 750 m 2 synon të ofrojë më të mirën në atë që ofron, i nxitur nga besimi dhe përgjegjësia që ndan me çdo klient.

Viti 2024 ishte një vit i suksesshëm për Teoren, duke shënuar zgjerime të rëndësishme në portofolin e saj të brandeve ndërkombëtare dhe në diversifikimin e linjave të biznesit. Në sektorin e hidrosanitarëve, Teoren prezantoi me krenari super brandin italian Ceramica Dolomite, duke sjellë në treg produkte me standarde të larta cilësie dhe dizajne moderne.

Gjithashtu, suksesi i Teoren u zgjerua edhe në tregun e real estate, Teoren Real Estate një sektor që fillimisht nisi në mënyrë spontane përmes pronave të marra nga kontratat me këmbim (klering) nga projektet e ndryshme. Sot, ky sektor është transformuar në një linjë të konsoliduar biznesi, duke hapur mundësi të reja zhvillimi dhe rritjeje për kompaninë.

Ky progres i vazhdueshëm është një dëshmi e qartë e vizionit të Teoren për të zgjeruar kufijtë dhe për të ofruar gjithnjë e më shumë vlerë për partnerët dhe klientët e saj.

2024

Zgjerimi ne brande dhe industri te reja

2025

Zgjerim strategjik

Në vitin 2025, Teoren vijoi zgjerimin e portofolit të produkteve dhe brandeve për të plotësuar kërkesat e ndryshme të konsumatorëve. 

Në këtë periudhë iu bashkua edhe NOARK, i specializuar në komponentë elektrike për mbrojtje qarku, kontroll motorësh dhe zgjidhje industriale dhe komerciale.

Në këtë periudhë iu bashkua edhe Kaldewei, një brand gjerman i njohur për produktet sanitare premium, të cilat kombinojnë dizajn modern, funksionalitet dhe materiale të qëndrueshme me cilësi të lartë.

Ky zgjerim solli në tregun shqiptar teknologji të besueshme, inovative dhe produkte me cilësi të lartë, duke forcuar protofolin e Teoren dhe duke i dhënë klientëve mundësi zgjedhjeje sipas standardeve më të larta globale.

2026

Ky nuk është fundi, është vetëm fillimi....

Plane edhe më të bukura na presin