Sektori hidrosanitar i Teoren i ka rrënjët në vitin 1997, si një rishitës i produkteve hidrosanitare.
Çdo vit shënonte për Teoren arritje të reja në zgjerimin dhe diversifikimin e portofolit të tij të markave, të produkteve dhe dizajneve.
Brande të njohur si “Novelini” për vaska dhe kabina cilësore, apo “Kludi” për produktet premium të rubineterisë, ju shtuan super brandeve të tjera.
Në vitet në vijim markat si “Pakdus”, “Unverdi”, “Liv”, “Ridder”, “Sonia” dhe “Ferroli” plotësuan nevojën konsumatore të çdo segmenti të tregut duke ofruar larmishmëri zgjedhjesh.
Në vitin 2021, shtimi i një marke prestigjioze si “Vitra”, forcoi edhe më shumë angazhimin e Teoren për cilësinë, inovacionin dhe dizajnin në sektorin hidrosanitar.
Në vitet 2022 dhe 2023 Teoren u fokusua në studimin e mëtejshëm të nevojave të tregut dhe projektimin e synimeve të reja për sukseset e 2024.