Epoka elektronike në të cilën ne jetojmë aktualisht, ka ofruar avantazhe të jashtëzakonshme për dëshirën tonë në zhvillimin e mëtejshëm, veçanërisht përmes sasisë së madhe të informacionit dhe projekteve që mund të përdoren për frymëzim.
Megjithatë, kjo është një thikë me dy presa, pasi mund të çojë në lodhjen dhe shterimin e kreativitetit tek njerëzit të cilët, kur përballen me vështirësi, instinktivisht shkojnë menjëherë drejt kërkimit në internet.
Për të shmangur pikërisht këtë problem, Eglo si një nga kompanitë më inovatore, ka gjetur si zgjidhje të shkuarit përtej ofrimit të shërbimeve, duke bërë pjesë te grupit të saj edhe akademinë e ndriçimit – BartenBach, e cila i jep mundësië të punojë me njerëz të frymëzuar dhe të apasionuar, të cilët e shohin zhvillimin e produkteve të ndriçimit si një formë arti.
BartenBach: Investimi më i ri i Eglo-s
BartenBach u zgjodh, jo vetëm sepse plotëson nevoja të cilat i shërbejnë Eglo-s në mënyrë strategjike, por edhe sepse mbart një sërë vlerash prej më shumë se 20 vitesh.
Akademia gjermane, e themeluar në 2003, shërben si një qendër ekspertësh të cilët përdorin njohuritë e tyre në fusha të ndryshme si fizikë, arkitekturë, psikologji, dizajn etj; për t’i gjetur zgjidhje problemeve të ndryshme që shfaqen gjatë evoluimit të industrisë.
Duke qenë një lider në industrinë europiane të ndriçimit për 3 dekada, Eglo e kupton rëndësinë e individëve të aftë që prodhojnë punë me cilësi të lartë. Pa talente të tilla, industria do të mbetej statike dhe zhvillimi nuk do të arrihej kurrë. Ndaj, investimi në akademinë Bartenbach, si vendi I kërkimit të vazhdueshëm të dijes, ishte hapi i duhur për t’u ndërmarrë.
Vlera e këtij investimi u vërtetua me pjesëmarrjen e BartenBach në projekte të cilat vulosën emrin e Eglo-s, si një kompani e përkushtuar ndaj inovacionit.
Disa nga projektet Eglo nëpërmjet BartenBach
Eglo gjithmonë i mbështet deri në fund projektet ku merr pjesë dhe investimi në Bartenbach nuk është ndryshe. Akademikët e Bartenbach kanë punuar me përpikëri në projekte si qendra tregtare, zyra, hotele, muze, arena, stadiume dhe aeroporte por kontributi i tyre i pakrahasueshëm qëndron në projekte specifike dhe të veçanta, të cilat nga shumëkush janë quajtur vepra arti.
Njëri prej tyre është Universiteti Harvard, ku fokusi më të madh qëndroi tek effiçenca e përdorimit të energjisë elektrike, dritës natyrale si dhe teknologjive më të reja të ndriçimit. Të gjitha hapësirat u dizenjuan për të qenë sa më të rehatshme dhe të sigurta, sidomos në orët e vona të natës, duke mbajtur gjithashtu harmoninë me ambientin e jashtëm.
Shtëpia e Kongresit në Zyrih është një tjetër projekt, i cili pas 3 viteve renovim dhe me një buxhet prej 174.4 milion eurosh, u ndriçua duke përdorur balancën midis dritës naturale dhe asaj artificiale të Eglo-s. Planifikimi i strategjisë së ndriçmit u bë nga BartenBach, duke pasur qëllim kryesor fleksibilitetin në përdorim por edhe përshtatjen me nevojat më moderne.
Kulla e Sahatit në Mekka, gjithashtu meriton të përmendet në mesin e projekteve më madhështore. E ndërtuar me 2 million drita LED dhe RGB, të cilat mund të shihen në një largësi prej 8 kilometrash, Baternbach ka integruar më së miri elementet e ndriçimit me arkitekturën e Kullës së Sahatit në Mekka, duke i dhënë një pamje harmonike në të gjitha këndet.
Eglo falenderon të gjithë në Bartenbach për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm dhe u rekomandojmë të gjithë lexuesve si ju, që të ndiqni atë çka ne kemi për të ofruar në të ardhmen.
Klikoni link-qet dhe shuajeni kuriozitetin sepse në Eglo, nuk do ju mungojë informacioni dhe risia.