Vitra

Rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Vitra-s filloi në vitin 1942, brenda një punishteje të vogël në Turqi, shtyrë nga një dëshirë e guximshme për të furnizuar vendin me një gamë të larmishme produktesh balte, në një periudhë kur Turqia përballej me kufizimet e importit gjatë kohës së luftës.

Viti 1958 shënon përurimin e fabrikës së parë moderne të pajisjeve sanitare qeramike të Vitra-s, një përgjigje ndaj kërkesës në rritje për produktet që Vitra ofronte. Deri në vitin 1968, marka Vitra, kishte krijuar tashmë reputacionin e saj si lider i padiskutueshëm në tregun vendas, megjithatë transformimi i vërtetë erdhi në vitin 1983 kur Vitra, duke përqafuar ambiciet e reja, u fut në tregjet e huaja me duke arritur rezultate fantastike! 

Sot, Vitra është ofruesi kryesor në botë i një game gjithëpërfshirëse të komponentëve të banjës dhe mbi 70% e shitjeve kryhen jashtë vendit.

Si kompetente dhe kosto-efektive, Vitra është partneri ideal i shumë arkitektëve, inxhinierëve dhe zhvilluesve të përfshirë në projekte prestigjioze në mbarë botën. Kompania operon në 75 vende, në 5 kontinente, ku një nga këto është edhe Shqipëra ku distributor eksluziv i saj është Teoren.

Ky bashkëpunim i jashtëzakonshëm përforcon edhe më shumë vizionin e palëkundur të themeluesit të Vitra-s, Dr. Nejat Eczacibast, i cili gjithmonë ka pohuar se suksesi i qëndrueshëm kërkon punë të palodhur, marrjen e rreziqeve dhe risi:

“Suksesi vjen nga  ata që i shmangen rrugës së lehtë dhe përqafojnë me guxim inovacionin dhe përparimet.”

Gama e gjerë e produkteve, shumëllojshmëria e ngjyrave, materialeve  dhe madhësive në Vitra, i mundëson klientëve të Teoren krijimin e një tualeti të veçantë dhe unik. Me qendrën e saj të inovacionit në Bozüyük, Vitra vjen çdo vit me risi dhe ide që Teoren pret me padurim t’i ndajë me klientët e tij çdo herë!