Norm

NORM – Ekskluzivisht nga Teoren në Shqipëri

Teoren ka ekskluzivitetin për tregtimin e markës NORM në Shqipëri, një kompani që ka investuar vazhdimisht në forcën e saj punëtore dhe në fasilitetet e prodhimit që nga fillimi i prodhimit të elementëve të lidhjes dhe mbajtjes së tubave me cilësi të lartë në vitin 2005. Jo vetëm që kanë zgjeruar gamën e produkteve të tyre, por gjithashtu kanë rritur cilësinë dhe performancën e produkteve në nivele maksimale.

Duke respektuar rregullat dhe direktivat e FM, UL, ISO 9001:2008, TSEK, TUV dhe GOST, të gjithë procesi i prodhimit i NORM është i fokusuar në menaxhimin e cilësisë totale, duke siguruar përdorimin e lëndëve të para me cilësi të lartë, prodhimin e produkteve premium dhe shërbimin ndaj klientëve.

Programi standard i produkteve të NORM përfshin kryesisht mbajtës tubash, ankorime, shufra me fije, aksesorë për pezullim (kanale të tipit U, L, C) dhe elemente të tjera të lidhjes si U-bolts dhe mbajtës shiriti, duke zhvilluar dhe prodhuar gjithashtu zgjidhje të personalizuara për klientët.

Forca punëtore e NORM, e motivuar dhe e trajnuar mirë, është e fokusuar në ruajtjen e standarteve të larta të cilësisë dhe dorëzimin “në kohë”. Linja e produkteve të saj shitet përmes një rrjeti të fortë shpërndarësish në Turqi.

NORM është present ne tregjet si Shqipëri (nëpërmjet Teoren), Gjermani, Zvicër, Angli, Belgjikë, Holandë, Spanjë, Hungari, Poloni, Çeki, Kroaci, Rumani, Bullgari, Greqi, Australi, Ukrainë, Rusi, Bjellorusi, Azerbajxhan, Pakistan, Turkmenistan, Armeni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Irak, Iran, Jordani, Siri, Qipro Veriore, Liban, Bahrein, Oman, Arabi Saudite, Egjipt, Marok, Libi, Ganë dhe Ishujt Mauritius.