Matic

MATIC – Ekskluzivisht nga Teoren në Shqipëri

Teoren ka ekskluzivitetin për tregtimin e markës MATIC  në Shqipëri, një kompani që prodhon regulator niveli që nga viti 1981. Çfarë i diferencon ata?

Dallimi ndërmjet ndërtimit të produkteve të MATIC  dhe atyre të tjera është se produktet e tyre janë krijuar pas një kërkimi të kujdesshëm për të eliminuar rreziqet e dështimit.

Problemi dhe Zgjidhja
Një nga problemet më të mëdha në funksionimin e regulatorëve të nivelit është formimi i kondensatës së ujit brenda notuesit, që shkakton oksidimin e kontakteve elektrike dhe si pasojë, regulatorët ndalojnë së funksionuari.
Zgjidhja
Ky problem tani është zgjidhur duke prodhuar një seri regulatorësh të nivelit me patentë, ku kontaktet elektrike mbrohen nga tre dhoma të papërshkueshme nga uji.

Si e realizojnë zgjidhjen
E gjithë kjo është bërë e mundur falë injektimit të një shkumëje poliuretani me qeliza të mbyllura, të paapsorbuese, brenda regulatorëve të nivelit. Përdorimi i këtij izolimi termik ka mundësuar që produktet e MATIC  të miratohen nga autoritetet kryesore të certifikimit, me njohje zyrtare të izolimit të dyfishtë dhe presionit të 10 bar: një karakteristikë unike në tregun e regulatorëve të nivelit. Regulatorët tanë janë të miratuar nga IMQ, ECC-CENELC-VDE-CE.